20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Në procedurë është koordinimi për prezantimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” para deputetëve

Letra nga kryeministri Dimitar Kovaçevski me të cilën pajtohet që deputetëve me certifikata sigurie t’u prezantohet Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d është në Kuvend dhe koordinatorët e grupeve parlamentare tashmë janë informuar. Në cilin komision dhe sa deputetë me certifikata sigurie do të marrin pjesë në prezantimin e Marrëveshjes ende nuk dihet.

Këtë e deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në brifingun e sotëm me gazetarë, duke theksuar se prezantimi është ende lëndë e koordinimit për përcaktimin e datës dhe për atë se cili trup legjislativ do ta drejtojë.

“Më 2 maj kemi koordinim. Dje i njoftova koordinatorët që të mendojnë për kohën. Mund të jetë edhe këto ditë. Nuk dihet”, tha kryetari i Kuvendit.

Xhaferi thotë se nuk e ka marrë Marrëveshjen dhe nuk e di, duke shtuar se nuk është punë e tij ta dijë.

Kryetari i Kuvendit tha se nuk e di se sa deputetë kanë certifikata sigurie, duke potencuar se nuk do t’u dorëzohet Marrëveshja, por vetëm do t’u prezantohet, sepse bëhet fjalë për dokument të klasifikuar.

Xhaferi po ashtu ka informuar se Propozimi për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të punës në procedurë të shkurtuar nuk është tërhequr, por që presin të fillojnë me punë edhe komisionet tjera. kryetarë të të cilëve janë nga VMRO-DPMNE të cilët duhet të shqyrtojnë gjashtë ligjet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen me “Behtel dhe Enka” për korridoret 8 dhe 10d.

Ai nuk ka dhënë detaje se si do të veprojë nëse seancat nuk mbahen së shpejti dhe i është referuar Rregullores së punës së Kuvendit.

Në brifingun e rregullt me ​​gazetarë, ai mes tjerash informoi se seanca e re e radhës është caktuar për më 10 maj dhe se pushteti dhe opozita kanë arritur kompromis për ligjet për ndjekjen e komunikimeve në pjesën e Këshillit civil dhe Ligjit për ATO-n, për zgjedhjen e drejtorit të kësaj Agjencie.

Të fundit