23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi në seancën gjyqësore për “Monstrën”: Ishim të shqetësuar të mos vij deri në tensione ndëretnike dhe ndërfetare në Shkup

Ish zëvendëskryeministri i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë Musa Xhaferi në seancën e sotme gjyqësore lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë paqartësi për atë si trajtohen dhe si zhvillohen procedurat.

“Ne si parti politike dhe unë si funksionarë ishim të shqetësuar të mos vijë deri në tensione ndëretnike dhe ndërfetare në Shkup”, tha dëshmitari Xhaferi.

Paraprakisht dëshmoi edhe ish ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Ai tha se me ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska kanë pasur bindje të ndryshme për lëndën “Monstra”, shtoi se ato si subjekt politik kanë kërkuar të përsëritet gjykimi për këtë lëndë.

“Mendoj se është e dobishme të analizohen të gjitha bisedat. Gjyqësori në këtë dhe në raste të tjera u tund. Prej kësaj del edhe kërkesa jonë për shtyrjen dhe përsëritjen e lëndës. Nuk ishte vetëm për zgjedhje. Ne si subjekt politik kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme të përsëritet. Këtë e kemi thënë publikisht, jo për të mbrojtur ndonjë, por sepse u tundën edhe marrëdhëniet ndëretnike”, tha Bexheti para Gjykatës Penale.

Ai tha se është takuar edhe me familjet e të akuzuarve, në të cilën prej tij, pasi në atë kohë ka qenë ministër i Drejtësisë është kërkuar të zhvillohet procedurë korrekte, e drejtë dhe transparente.

Lidhur me procedurën e ekstradimit të të dyshuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq nga Kosova, dëshmitari Bexheti, sqaroi se si ministër i Drejtësisë, të gjitha veprimet i ka ndërmarrë sipas ligjit.

Gjatë prezantimit të “bombave”nga ana e prokurores Fatime Fetai, opinioni kishte mundësi të dëgjojë si Bexheti dhe Xhaferi kanë komunikuar me persona të tjerë në lidhje me këtë lëndë.

Pas pauzës si dëshmitarë në gjykimin e sotëm për “Monstrën” duhet të paraqitet edhe Zoran Trajkovski, i punësuar në MPB.

Në seancat paraprake për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, dëshmoi pothuajse tërë kryesia e MPB-së nga viti 2012.

Gjykimin për “Monstrën” e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovki, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuar Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit, dhe i liroi në iri të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm. MIA.sn/

Të fundit