16/08/2022
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi ofroi takim liderësh për t’u konfirmuar zgjedhjet më 12 prill

(MIA)   Seanca parlamentare e Ligjit për Prokurori publike është shtyrë për nesër në ora 11. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thënë se seancën e ka anuluar për shkak të numrit të paraqitur prej më shumë se 30 deputetë për diskutim dhe për shkak të ankesave të deputetëve që ka pranuar gjatë tërë ditës dhe se janë të lodhur.

Lidhur me porositë që disa deputetë ia kanë dërguar përmes Fejsbukut, Xhaferi ka thënë se ai nuk ka profil të tillë dhe ka theksuar se nëse përmes porosive të tilla thirrin se ka pasur mundësi të krijohet shumicë e re, i fton nesër në takim liderësh.

“Derisa pranoj porosi se ka mundësi të krijohet shumicë tjetër se do të jetë më e suksesshme, publikisht i ftoj liderët partiak nëse seriozisht mendojnë se kanë nevojë të krijojnë shumicë tjetër, publikisht do të organizojë përmes ftesës sime gjatë ditës së nesërme të kemi takim liderësh konform Marrëveshjes së Përzhinës, konform marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme të 12 prillit dhe të konfirmojmë se ekziston dëshirë të mbahen zgjedhjet më 12 prill”, ka thënë Xhaferi.

Në fillm të seancës, deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski është ankuar se deputetet tërë ditën janë në Kuvend, ndërsa fillojnë me punë në ora 22.

“Pritëm nga ora 9 në mëngjes për të filluar seanca në ora 22, pse, pasi duan të trafikojnë me votat e deputetëve dhe të dakordojnë punë joparimore”, ka thënë Micevski.

Koordinatori i LSDM-së Jovan Mitrevski ka thënë se veçmë dhjetë ditë tentojnë të caktojnë Komisione që janë me rëndësi për qytetarët dhe se të njëjtat nga ana tjetër caktohen dhe anulohen që në fund të kërkohet shpërbërje e Kuvendit.

Dy ligjet dje kanë kaluar në Komisionin për çështje evropiane dhe në Komisionin amë Ligjvënës- juridik.

Dy të terat e shumicës nevojiten për ligjin e PP-së, i cili nuk është kusht zyrtar për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në, por nga përfaqësues të lartë evropian përmendet si sinjal pozitiv që do të mund të lëvizte procesin.

Të fundit