29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Të orientohemi në atë që na bashkon – progresin e shtetit në rrugën e integrimeve evropiane

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në urimin për vitin e ri dërguar qytetarëve thekson se duhet të orientohemi në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimeve evropiane, në standardin më të mirë jetësor dhe punë për qytetarët tanë, si dhe në arsim më të mirë dhe më cilësor për të rinjtë tanë, për të ardhmen e shtetit.

Duke i ndarë mendimet e tij rreth asaj që kaluam këtë vit që e kaluam dhe çka është ajo që na pret në vitin e ardhshëm, Xhaferi thekson se duhet të orientohemi në bashkimin tonë si shoqëri.

“Edhe pse, kuptohet se nuk mund të jemi të përgatitur bash për gjithçka, siç është për shembull lufta në Ukrainë, siç ishte paraprakisht pandemia me Kovid – 19, mundemi të orientohemi kah bashkimi ynë si shoqëri, si qytetarë, që të mund të jemi më të përgatitur dhe të përgjigjemi më fuqishëm ndaj sfidave para nesh”, thotë Xhaferi në urimin.

Sipas tij, doemos ti anashkalojmë dallimet që bëjnë ndarje artificiale mes nesh, siç është përkatësia etnike, fetare, partiake.

“Dallimet në raport me grupet e margjinalizuara të cilat kanë dyfish më shumë vështirësi në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të veta. Doemos të fokusohemi në atë që na bashkon, dhe ajo është përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e eurointegrimit. Standardi më i mirë për jetë dhe punë për qytetarët tanë. Arsimi më i mirë dhe më cilësorë për të rinjtë tanë, për ardhmërinë e shtetit”, thekson Xhaferi.

Të gjithë bashkë, siç thekson Xhaferi, pa dallim në gjithë ndarjet artificiale, nëse jemi unik rreth asaj që na bashkon, dhe kjo është Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtëpi e të rinjve tanë, vend me standarde dhe vlera evropiane, atëherë doemos ti besojmë njëri tjetrit, të respektohemi, ndërmjet veti dhe jashtë me fqinjët tanë, të angazhohemi maksimalisht dhe të pyesim – JO vetëm ÇKA mund të bëjë shteti për ne, por, ÇKA mund të bëjmë NE për shtetin që ti ndihmojmë të jetë vend shembull. Në nivel lokal dhe qendror, në shtëpinë dhe lagjen tonë, në komunën dhe Republikën tonë!

Kryetari i Kuvendit qytetarëve u uron shëndet të mirë dhe sukses personal dhe kolektiv në jetë dhe në punë. “Jeni të lumtur, jeni të kënaqur prej vetes mbi të gjitha! Kaloni festat në paqe shpirtërore, qetësi dhe mirëqenie familjare. Keni mendimet fisnike dhe shtëpitë e ngrohta! Viti i Ri qoftë gëzuar dhe i bereqetshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Xhaferi në urimin.

Të fundit