18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhemaili mbikëqyri punimet e mbjelljes së fidanëve në Xhermë të Tetovës

Ministri për Investime të Huaja, Isen Xhemaili sot në rrjedhën e Lumit të Shpejtë në atarin e fshatit Xhermë të Tetovës ka mbikëqyrë nga afër aktivitetin e mbjelljes së fidanëve të bagremëve në pjesët erozive të lumit!

“Pyjet Kombëtare kanë ndërmarr një aktivitet për pyllëzimin (mbjelljen e fidanëve) në një sipërfaqe prej 10 hektarë me një sasi prej 30 mijë rrënjash në një terren eroziv në atarin e Lumit të Shpejtë, që është një kontribut i drejtpërdrejtë për parandalimin e rrëshqitjeve të dheut në rrjedhën e lumit! Natyra është ajo çka i jep jetë dhe kuptim jetës së njeriut, është ajo që e bën njeriun të marrë frymë, është ajo që e mban njeriun të gjallë. Eshtë kjo natyra e bukur që duhet ta ruajmë së bashku”, ka thënë Xhemaili.

Sipas tij, një ndër shkaqet kryesore që ka ndikuar në vërshimet e lumit të shpejtë në vitin 2015 dhe 2017 por edhe në të kaluarën, krahas faktorëve natyrorë një ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur edhe njeriu nëpërmjet shpyllëzimeve, djegieve, mbikullotjes së bimësisë së shkurreve dhe asaj barishtore, keqpërdorimit të tokave, brezareve, rrugëve etj. fab/

Të fundit