18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhemaili: Pas 20 viteve Pallçishti dhe Kamjani me ujësjellës

Pas 20 viteve premtime nga kryetarët e mëparshëm, fshati Pallçisht përfundimisht me ujësjellës. Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, tha mbrëmë në emisionin “Arti i Financave”, se projekti është gati dhe fillon këtë vit, ndërsa janë siguruar edhe 300 mijë euro përmes Bankës Botërore.

“Lajm i mirë për vendbanimin Pallçisht është se janë siguruar mjete nga Banka Botërore, rreth 300 mijë euro, janë të ndara dhe sivjet fillojnë punimet për ujësjellësin e Pallçishtit. U kanë premtuar 20 vite përpara dhe asnjëherë nuk është realizuar. Fatmirësisht mjetet janë ndarë, jo nga Qeveria, por nga Banka Botërore”, deklaroi Xhemaili.

Menjëherë pas Pallçishtit, Xhemaili tha se mjetet janë siguruar edhe për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Kamjan.

Ai tha se realizimi i projekteve të këtilla kapitale nuk ka qenë punë e lehtë, për shkal të obstrukcioneve nga pushteti qëndror dhe partia në pushtet BDl.
Ai kujtoi rastin e Siniçanit ku potencoi edhe ndërhyrjen e njësiteve speciale, por shtoi se me vendosmëri ashtu si këtë projekt do ta realizojë edhe ujësjellësin në Pallçish

Të fundit