19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Yjet” zbresin në tapetin e kuq/ Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë ul siparin më 27 Maj

Yjet e kinematografisë botërore kanë zbritur në Kanë ku edicioni i 76 i festivalit më të madh të filmit ka celur siparin!

Do të shfaqen premierat dhe filmat më të diskutuar të vitit, ndërsa netët janë një spektakël i vërtetë, të ngjashme me Oscars apo MetGala.

Të martën, Johnny Depp bëri paraqitjen e tij të parë, që nga gjyqi me ish-bashkëshorten Amber Heard. Ai mbante veshur një smoking të zi të thjeshtë, këmishë me jakë të lartë.

Ai shëtiti nëpër tapetin e kuq me kokën lart rreth 7 minuta, ndërsa përfaqëson rolin e tij në premierën e Jeanne Du Barry.

Në ditën e dytë u kthye në Festivalin e Filmit regjisori japonesz Hirokazu Kore-eda me premierën e tij “Monster”.

Dy filmat e tij “Shoplifters” dhe “Like father, like son” fituan çmime kryesore, ndërsa vMonster konkuron mes 21 filmave për çmimin “Palma e Artë”.

Gjatë 11 netëve do të parakalojnënë tapetin e kuq yjet e kinematografisë Scarlett Johansson, Tom Hanks, Tilda Sëinton Margot Robbie, nga Leonardo DiCaprio, Lily Gladstone, Robert De Niro dhe Brendan Fraser etj.

Leonardo DICaprio luan në filmi Killers of the Floëer Moon, i cili do të dalë në kinema më 6 tetor, ndërsa Këngëtarja Jennie Kim luan për herë të parë në serialin e ri të Sam Levinson “The Idol”.

Për më shumë se shtatë dekada, tapeti i kuq i Croisette ka mirëpritur yjet më të njouhr të artit dhe kulturës. Festival i filmit cilësohet një ngjarje vjetore, ku yjet më famë botërore të filmit marrin vëmendjen e publikut me paraqitjen e tyre, ku nuk mungojnë veshjet e vecanta dhe aksesorët luksozë.

Të fundit