20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: 29 vite LSDM-29 vite politikë shtetërore për atdheun

29 vjet e LSDM! 29 vjet së bashku me qytetarët! 29 vjet politikë shtetërore për atdheun!

Nga referendumi më 8 shtator 1991, pranimi në OKB, përmes statusit të kandidatit të BE-së, deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Këto janë proceset strategjike për vendin tonë, në të cilat pikërisht LSDM-ja luajti një rol kryesor.

Këto janë qëllimet mbi të cilat bazohet politika jonë shtetërore.

Sot nuk ka nder dhe përgjegjësi më të madhe sesa të jesh pjesë e partisë që është e përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme historike për qytetarët, për shtetin, për të ardhmen e saj. Kjo është arsyeja pse jemi krenarë!

Dhe tani, kur vendi ynë po përballet me një sfidë të paparë shëndetësore me koronavirusin, pikërisht LSDM-ja jonë tregon se si përmes politikave të përgjegjshme duhet të punojë për qytetarët.

Së bashku do ta fitojmë këtë sfidë. Ne mundemi!

Me besim në veten tonë, me besim për një të ardhme të sigurt, vazhdojmë të punojmë me përkushtim, përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve, në interes të atdheut.
Gëzuar ditëlindjen e 29-të, #LSDM-ja! ime, e juaja, e jona.

Publikimi në Fejsbuk i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Të fundit