19/05/2022
16.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Dëshirojmë që askush të mos bojkotojë fushatën zgjedhore

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se është krenar që vendi ynë ka përballuar me sukses sfidën me coronavirusin dhe njoftoi se ata do të merren me pasojat ekonomike dhe financiare në të njëjtën mënyrë.

Lidhur me bojkotin e mundshëm të fushatës nga OBRM-PDUKM, ai tha se një gjë e tillë nuk është aspak e dëshirueshme.

“Nuk mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve nga askush. Të gjithë kanë paraqitur listat e kandidatëve, KSHZ i pranoi ato lista. Zgjedhjet tashmë janë përcaktuar qartë. Nëse dikush do të bojkotojë fushatën, më besoni, ne nuk duam që dikush ta bëjë atë. Lërini qytetarët të vlerësojnë argumentet, ne mbetemi të hapur për bisedime”, tha Zaev.

Për caktimin e datës për zgjedhje, Zaev tha se dëshirojmë marrëveshje por nëse nuk ka atëherë mbetet në afatet ligjore dhe respektimi i kushtetutës./Telegrafi/

Të fundit