16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Këstet për muajin prill, maj dhe qershor do të anulohen për muajin korrik

 

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Click Plus’ në TV21 theksoi se për qytetarët dhe kompanitë për shkak të gjendjes me pandeminë, këstet e kredive për muajt prill, maj dhe qershor do t’ju anulohen për në muajin korrik.

Ai theksoi se për këto masa po punohet në Qeveri dhe se ekipi qeveritar deri në fund të javës do të dal me këto masa për të lehtësuar bizneset. “Deri në fund të kësaj jave, besoj se do të zhvillohet paketa e masave, që të mund të ndihmojmë firmat në mënyrë që të mos lirojnë nga puna punëtorët. Shteti do të shtrojë dorën që të mund të mirëmbahen pagat e dinjitetshme dhe të vazhdojnë të funksionojnë”, tha mes tjerash Zaev. Sipas tij, një pjesë e kompanive mund të hynë në krizë për shkak se të punësuarit e tyre janë në shtëpi, ruajnë fëmijë, një pjesë për shkak se punonjësit janë në karantinë, një pjesë tjetër do hynë në krizë për shkak se ju anulohen marrëveshjet për shitje të prodhimeve. Ai tha se të gjitha kompanitë do të kenë trajtim të barabartë, pa dallim nëse kanë kapital të huaj apo të brendshëm, paguajnë tatime, japin paga. (INA)

Të fundit