20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Koalicioni i parë parazgjedhor midis një partie maqedonase dhe një shqiptare vazhdim logjik i politikave të deritanishme

Koalicioni i parë parazgjedhor midis një partie politike maqedonase dhe një shqiptare është vazhdim logjik i të gjitha politikave të deritanishme dhe angazhimeve për braktisje e konceptit të ndarjeve nëpër kampuse etnike në llogari të krijimit të themeleve të fuqishme të platformës së re politike të LSDM-së për ndërtimin e “një shoqërie për të gjithë”.

Këtë në një intervistë për “Lokalno” e thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili theksoi se koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Besa është një hap përpara, i cili mund ta përforcojë për nga struktura dhe nga pozicionimi korrekt, votën e barabartë të çdo qytetari. Shkruam histori të bukur me koalicion parazgjedhor multietnik dhe për këtë jemi veçanërisht krenarë.

“Vendi ynë është multietnik me shekuj. Këtë kualitet të ri të cilin po e krijojmë me politika progresive me efekt konkret dhe fillim nga viti 2016 të cilin sot jemi duke e përforcuar akoma më shumë në një koalicion më të madh, më të llojllojshëm që është fituese e sigurt në zgjedhjet e 12 prillit. Të gjithë ne, si politikanë dhe si parti politike duhet të ndryshojmë për më mirë. Duhet ta dëgjojmë zërin e qytetarëve dhe atë për çka na bëjnë vërejtje ta ndryshojmë. Këtë duhet ta kuptojë edhe BDI-ja dhe ata të ndryshojnë për më mirë. Kjo është në interes të zhvillimit të shoqërisë, të pluralizmit politik, të atyre si parti, por para së gjithash në interes të qytetarëve”, theksoi Zaev në intervistë.

Lidhur me atë nëse pret ndaj koalicionit të bashkohen edhe parti të tjera thekson se dyert për koalicione të ardhshme akoma janë të hapura.

“I japim hapësirë çdo subjekti politik i cili i ndan parimet dhe vlerat e LSDM-së, i cili është i gatshëm të punojë për të mirën e qytetarëve, të na bashkohet”, thotë Zaev, por përmend se kjo nuk vlen për VMRO-DPMNE-në, nën udhëheqësinë aktuale, e cila, siç tha, është nën kontrollin e Gruevskit.

Në pyetjen për bisedimet të cilat i dorëzoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në Prokurori, ndërsa në të cilat dëgjohet zëri i tij, ish-kryeministri thotë se në këto biseda i bind deputetët se pse është e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike.

“VMRO-DPMNE varrosi veten, lëshon incizime të bisedave nga koha kur të gjithë e dinin se lëndët e PSP-së ishin në kërcënim – Milloshoski e di ligjin e ri, ai, Gruevski dhe Mickoski e dinë se lëndët do të marrin aktgjykime në bazë të dëshmive të siguruara. Janë shpëtuar dëshmitë, janë shpëtuar lëndët, vetëm krimi i VMRO-DPMNE-së nuk është shpëtuar”, thotë ai.

Me sjelljen e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe ligjet e tjera sistematike, shton Zaev si pushtet ekzekutiv dhe ligjdhënës kanë bërë gjithçka për funksionimin e papengueshëm të drejtësisë.

“Kemi përgatitur kornizë të plotë profesionale ligjore që gjykatat dhe prokuroritë të mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, të liruara prej çfarëdo presioni politik. Tani presioni vjen vetëm prej qytetarëve. Edhe në raportin më të ri të Komisionit Evropian në mënyrë të qartë kristal vërehet se reformat ligjore lidhur me shtetin ligjor janë përmbushur. Tani radhën e ka gjyqësia, të bëjë drejtësinë dhe në vend se veprat të vjetrohen, përfundimisht të fitojnë epilog juridik, ndërsa ata të cilët janë fajtorë të përgjigjen”, theksoi lideri i LSDM-së.

Lidhur me datën për fillimin e negociatave shton se sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike nuk ishte, kusht, por është një argument më shumë para miqve tanë në BE.

Për bumin ekonomik të cilin e paralajmëron opozita, nëse vijnë në pushtet, kryetari i partisë në pushtet theksoi se “nuk ka hipokrizi më të madhe se ajo VMRO-DPMNE të flasë për rritjen e pagave dhe për investimin në infrastrukturë”.

“Mickoski është humbës, politikan i pasuksesshëm, ai nuk di për ekonominë. Mickoski dhe Gruevski e rritën çmimin e energjisë elektrike, e detyruan vendin, ndërsa paratë i vodhën dhe i harxhuan në fasada polisteroli. Drejtori më i pasuksesshëm i ELEM (EEM) nuk mund të udhëheqë politikë të suksesshme ekonomike. Prandaj nuk do ta fitojnë besimin e qytetarëve”, vlerëson Zaev. MIA.shk/

Të fundit