29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Masat e LSDM-së sigurojnë 200 milionë euro për ndihmë të punëtorëve dhe ekonomisë, të gjithë duhet barabartë ta bartim barrën e krizës

Ndershëm dhe guximshëm duke u nisur nga interesi shtetëror duhet të ulim shpenzimet joproduktive, të ulen pagat e administratës, të gjithë në mënyrë të barabartë dhe solidare duhet ta bartim barrën e krizës, theksoi kryetari i LSDM-së Zaev në emisionin “Utrinski Brifing”.

Populistët janë të orientuar në pikë politike dhe i hedhin poshtë propozimet e tilla sepse llogarisin, por dikush duhet të kujdeset për të ardhmen e shtetit, kur vjen kohë e vështirë dikush duhet t’i kumtojë vendimet e këndshme, theksoi Zaevi.

Qëllimi kryesor i masave të propozuara nga LSDM-ja është ndihma për ekonominë, e cila përbëhet prej 200 milionë eurove për mbështetje të punëtorëve, për ruajtjen e vendeve të punës dhe ndihmë për ekonominë. Kjo pako e masave do të financohet nga kursimi dhe nga ulja e shpenzimeve joproduktive, porositi Zaevi.

Kështu do të menaxhojmë krizën, sepse të ardhurat e shtetit ranë në mënyrë drastike dhe këtë qytetarët duhet ta dinë. Do të mungojnë rreth 60 %, qytetarët nuk shpenzojnë, firmat janë mbyllur, transporti është përgjysmuar, nuk ka TVSH, nuk paguhen as një pjesë e faturave. Nëse këtë nuk e pranojmë domethënë se jemi vetëm populistë të cilët i interesojnë vetëm pikët politike. Ulje duhet të ketë kudo. Ulja për 60 për qind e të ardhurave domethënë mungesë të 2,2 miliardë euro që t’i financojmë të gjitha shpenzimet e projektuara në Buxhet. Dhe të gjejmë 1,2 miliardë përmes kredive, megjithatë do të duhet të ulim edhe një miliardë prej në vend, porositi Zaevi.

Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së

Të fundit