25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Me krenari e shënojmë 9 Majin

Me krenari e festojmë 9 Majin – Ditën e Fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës, ka shkruar kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“9 Maji është një datë e gdhendur fuqimisht në historinë evropiane. 75 vjet më parë, në 1945, në këtë ditë, Evropa mposhti fashizmin dhe i dha fund një kapitulli të errët, dhe 70 vjet më parë, në 1950, përmes Deklaratës së Robert Shuman, Evropa hapi një kapitull të ri të ndritshëm të bashkëpunimit dhe unifikimit.

Sot ne kremtojmë me krenari këto dy përvjetorë të rëndësishëm, si një shtet i ndërtuar mbi antifashizmin dhe një pjesë shtetërore të misionit unifikues të Bashkimit Evropian. Në këtë ditë, ne me krenari bëjmë homazhe për të kaluarën tonë heroike dhe vendosmërisht hapërojmë drejt së ardhmes. Drejt një Evrope të fortë, të lirë dhe të bashkuar për të cilën ëndërronin paraardhësit tanë, për të cilën ëndërroi edhe Robert Shuman.

Gëzuar ditën e fitores mbi fashizmin!

Gëzuar Ditën e Evropës!, ka shkruar Zaev në Fejsbuk. shk/

Të fundit