29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Me miratimin e ribalancit të buxhetit qytetarët u vërtetuan se kanë shtet që kujdeset për ta

Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti miratimin e djeshëm të rishikimin të buxhetit me të cilin janë siguruar mjete shtesë si mbështetje për sistemin shëndetësor, qytetarët dhe ekonominë.

Ai thotë se me ribalancin e buxhetit për vitin 2020, qytetarët janë të sigurt se kanë shtet i cili kujdeset për ta.

“Ky është prioritet kulmor i Qeverisë dhe në këtë drejtim janë riorientuar mjete financiare në përballjen me krizën shëndetësore, që të sigurohen në kohë vaksina, ilaçe dhe për përforcimin e kapaciteteve shëndetësore”, shkruan Zaev.

Ai shton se mbështetja për qytetarët dhe ekonominë do të vazhdojë dhe se askush nuk do të lihet anash.

Zaev më tej thekson se nuk janë lënë anash prioritetet për realizimin e projekteve kapitale.

Të fundit