23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Me zbatimin e terapisë për koronavirusin ulet numri i ditëve për shërim

Është keq dhe e tmerrshme gjithkund në botë madje edhe tek ne, koronavirusi na arriti dhe më vjen keq që bota nuk ka kapacitete të mjaftueshme të përballet, por jam i lumtur që institucionet treguan gatishmëri, qytetarët besojnë në to dhe kështu duhet, sepse vetëm kështu do ta kapërcejmë krizën – theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi në edicionin e lajmeve në servisin publik.

Ai u shprehu falënderim të madh të gjithë punonjësve shëndetësorë, nëpunësve policorë, armatës dhe shërbimit në MPJ, të gjitha shërbimet të cilat japin gjithçka nga vetja janë me qëllim që më mirë të përballemi me gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Kryetari Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga minsiri Venko Filipçe dhe ekipet të cilat punojnë treguan transparencë, gatishmëri dhe qetësi që njëherit ka rëndësi të madhe në përballjen, me gjendjen, ndërsa me këtë ndërtoi besim nga ana qytetarëve. Gjithsesi se numri prej 201 të infektuar dhe 3 raste të vdekjeve janë të rënda, por duhet të jemi të gatshëm edhe në numër prej 2000 personave që është mesatarja e të infektuarve dhe të shëruarve, theksoi Zaevi.

Duke e ruajtur veten i ruajmë edhe personat tanë të moshuar, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes. Gjithsesi për t’i përshëndetur është zbatimi i terapisë përkatëse për shërim me çfarë ulen ditët e shërimit dhe me këtë do të lehtësohet shëndetësia. është me rëndësi se do të ketë më shumë shanse për shpëtim të jetëve – theksoi Zaevi.

Qendra për Komunikime me Opinionin të LSDM-së

Të fundit