20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev në AP të KB-së. Më në fund e kompletuam kartën tonë personale në Organizatën botërore

Më në fund e kompletuam kompletuam kartën tonë personale në KB. Përveç emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhë qëndron: gjuha maqedonase, ndërsa për shtetësi: maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tani kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë dhe me këtë kontribuuam që të përforcohet stabiliteti rajonal dhe të nxitet zhvillimi i Ballkanit Perëndimor, porositi kryeministri Zoran Zaev në gjuhën maqedonase në sesionin plenar të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Marrëveshja e Prespës, theksoi Zaev, së bashku me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, e përshpejtoi integrimin tonë në NATO dhe i mënjanoi pengesat më të mëdha për integrimin tonë në BE.

“Dëshiroj këtu të nënvizoj se i jemi falënderues KB-së për tërë mbështetjen, që më së shumti është parë përmes punës punës 20 vjeçare me përkushtim dhe të palodhshme të Methju Nimic, i dërguar special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, i cili ka punuar me ne në gjetjen e zgjidhjes. Besojmë se Marrëveshja e Prespës është shembull i dukur për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut dhe se është shembull i dobishëm për shumë çështje të hapura”, potencoi Zaev.

Në vazhdim të fjalimit të tij para përfaqësuesve të shteteve dhe popujve të botës, kryeministri Zaev theksoi se Asambleja e Përgjithshme vjetore sërish bën thirrje në bashkim të kombeve në luftën për paqe, demokraci, të drejta të njeriut, qeverisje të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Bota është në një udhëkryq dhe prandaj na duhet Organizatë më e fuqishme e Kombeve të Bashkuara, e cila do të qëndrojë pas të gjithëve dhe do të japë rezultate për të gjithë dhe askënd të mos e lë pas vetes. Një bote të bllokuar me pasiguri i duhet rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, multilaterizëm të efektshëm”, theksoi Zaev në foltoren e KB-së në Nju-Jork.

Duke u përqendruar në njërën prej temave qendrore të kësaj asambleje – ndryshimet klimatike, kryeministri potencoi se është i nevojshëm realizim i konkludimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe ta njohim dhe ta pranojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në botë dhe pasojat shkatërruese nga këto ndryshime tek njerëzimi.

“Kontributet e definuara nacionale janë të rëndësishme për t’u përshpejtuar aktivitetet në lidhje me ndryshimet klimatike. Maqedonia e Veriut i ka rritur kontributet nacionale sipas marrëveshjes parisiene, ndërsa të njëjtat janë inkorporuar si qëllime në ligjet dhe politikat tona nacionale”, tha kryetari i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Zbatimi i Agjendës 2030 dhe Qëllimet për zhvillim të përmbajtur janë nga vlera qendrore për arritje të ndryshimit të vërtetë dhe ndërtimit të së ardhmes së përmbajtur për të gjithë, veçanërisht, sipas Zaevit, në eliminimin e varfërisë, pabarazisë, ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike, ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shtoi ai, tërësisht bën përpjekje për zbatimin e Agjendës 2030 që del nga dokumentet strategjike nacionale dhe planet lokale.

Si vend partner aktiv i koalicioneve ndërkombëtare kundër terrorizmit Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë drejt përpjekjeve multilaterale për luftë kundër terrorizmit, si dhe në ballafaqimin edhe me një sfidë bashkëkohore – emigrimet masive.

“Tashmë me vite jemi në linjën e parë të frontit dhe kemi përvojë të dorës së parë në lidhje me ndikimin e emigrimeve. Kriza me emigrimet gjithashtu paralajmëron se nuk mund të punojmë vetëm në izolim. Zgjatja e krizës emigruese tregon se nuk mund ta shtypim butonin për pushim. Duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona edhe me vizion strategjik, mekanizma për bashkëpunim dhe iniciativa, duhet t’i zgjidhim shkaktarët për krizën emigruese, për t’i ndarë aspektet pozitive nga rrjedhat emigruese dhe krizën ta shndërrojmë në mundësi. Sikur edhe në periudhën e fundit, ne në mënyrë aktive do të bashkëpunojmë në këtë proces”, nënvizoi në këtë temë kryeministri Zaev.

Ai theksoi se është e nevojshme një qasje e përbashkët, multilaterale edhe kur bëhet fjalë për informacionet e rreme dhe dezinformatat, bashkë me fushatat e synuara të cilat janë kërcënim dhe e minojnë sundimin global të demokracisë, njëkohësisht duke e vendosur në provim rezistencën e shoqërive demokratike në gjithë botën.

Kryeministri Zaev në përfundimin e fjalimit të tij theksoi se avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës mbeten shtyllat bazike të vlerave dhe veprimit të Kombeve të Bashkuara dhe se mosndëshkimi i përhapur dhe mungesa e llogaridhënies, na përkujtojnë se ende ka shumë për të punuar në këtë sferë edhe atë në nivel nacional, rajonal dhe global.

“Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tutje fuqishëm e mbështet multilaterizmin. Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e prekura në botën e sotme të fragmentuar. Kjo është bota jonë e përbashkët. Angazhimet të cilat i ndërmarrim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara transmetohen përgjatë gjithë botës. Megjithatë, veprimi jonë në vendet tona është ai që na e siguron mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe mirëqenien e secilit individ. Me veprat tona t’i arsyetojmë angazhimet tona për jetë më të mirë për të gjithë ne”, potencoi Zaevi në sesionin plenar të Asamblesë së 74-t të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Të fundit