29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev në Samitin e 8 me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe Republikën Popullore të Kinës

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me delegacionin qeveritar merr pjesë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës nga Procesi 16+1, i cili sot dhe nesër mbahet në Dubrovnik.

Zaev do të ketë fjalim në sesionin plenar ku do të drejtohen kryeministrat e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në samit.

Sipas agjendës, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar në të cilën janë kryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministri i Kulturës , Asaf Ademi, do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Kinës, Li Keçijang dhe delegacionin qeveritar.

Në Dubrovnik, përfaqësues të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës do të nënshkruajnë Plan- Veprim për bashkëpunim në bujqësi.

Në margjinat e Samitit të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikën Popullore të Kinës nga Procesi 16+1 janë paraparë edhe disa takime të tjera bilaterale.

Kryeministri Zaev do të takohet me kryeministrin e Çekisë Andrej Babesh, si dhe do të ketë takim të përbashkët me kryeministrat e Greqisë dhe Kroacisë, Aleksis Cipras dhe Andrej Plenkoviq. aa/mp/

Të fundit