25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev nga Koçani: Sollëm vendime të guximshme dhe hapëm perspektiva për gjeneratat e ardhshme

Për tre vite jo të plota sollëm vendime të guximshme me të cilat u bëmë vend anëtar i NATO-s dhe morëm vendim për fillim të negociatave me BE-në, me çka sot i jetojmë idealet për të cilat folëm në 30 vitet e kaluara, theksoi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para qytetarëve të Koçanit në tribunën në qendrën rekreative Ponikva në Malet e Osogovës.

Tashmë jemi anëtare e NATO-s, ndërsa kapitujt për negociata me BE-në pres të fillojmë t’i hapim në shtator apo në tetor, ndërsa me atë do t’i hapim edhe fondet evropiane. Kur duhej guxim për të sjellë vendime, i sillnim dhe sot rezultatet janë të dukshme në secilin plan. Të jemi krenarë sepse i përmbushëm qëllimet strategjike, aspiratat dhe amanetin e të parëve tanë, kemi vend i cili është i njohur nga e tërë bota. Flasim gjuhën maqedonase e cila është e pranuar nga e tërë bota”, tha Zaev.

Sipas tij, Njësia e tretë zgjehdore në të cilën bën pjesë edhe Koçani, është mjaft e rëndësishme de këtu pret që koalicioni “Mundemi” të korrë, siç tha, fitore bindëse.

Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 3 dhe sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski tha se Rajoni lindor tashmë nuk është harruar dhe se këtu po ndërtohet dhe investohet.

Potencoi se tërësisht janë realizuar edhe pesë masat kyçe prej vitit 2016 në pjesën e bujqësisë. ab/

Të fundit