29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev nga Shtipi: Shteti i është kthyer popullit, asnjëherë më nuk do t’i kthehet regjimit

Dëshiroj fitore në Shtip më të madhe se ajo në Strumicë, pasi intelegjenca vjen nga Shtipi, dëshiroj përkrahje për fëmijët tanë, për kandidatët tanë. Shteti i është kthyer popullit dhe asnjëherë nuk do t’ia kthejmë regjimit, nuk kam aspak dyshim për përkrahje, porositi sonte nga Shtipi, bartësi i listës në NJZ4, Zoran Zaev.

Bartësi i listës në NJZ 3, Ljupço Nikolovski dhe dy kandidatët për deputet nga Shtipi, Sashko Nikolov dhe Emilia Rambabova, prezantuan se çka gjatë katër viteve të ardhshme do të realizohet nga programi “Mundemi”.

Zaevi të rinjtë i porositi të mbeten në vendin e tyre, pasi, siç tha, këtu ka mejdan, mundësi që të kenë ekonomi, arsim dhe shëndetësi më të mirë, për dallim nga vendet e huaja, ku nuk ka mejdan.

“Të gjithë me krah të përvjerura, ne do ta përmirësojmë arsimin, shëndetësinë, tani kemi miq, partnerë strategjikë, ndërsa mundemi shumë më tepër dhe më mirë”, tha Zoran Zaev në Shtip.

Ai shtoi se nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja nuk ka asgjë, përveç patriotizmit të rremë, i cili sot, tha ai, është tërësisht i ekspozuar edhe nga realiteti edhe nga qytetarët. bsh/

Të fundit