25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Nuk ka arsye për gjendje të re jashtëzakonshme, zgjedhje më 5 korrik

Gjendja e jashtëzakonshme deri më tani është miratuar për shkak të masave ekonomike për t’i ndihmuar qytetarët dhe ekonominë. Qeveria nuk e sheh nevojën për të sjellë një paketë të katërt të masave ekonomike sepse deri në vjeshtë do të realizohet pakoja e tretë e masave ekonomike që është miratuar tashmë, thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Nuk ka asnjë arsye që Qeveria të kërkojë gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë bazë për ta arsyetuar atë. Prandaj, afatet e zgjedhjeve mbeten siç përcaktohen me ligj dhe Kushtetutë, ndërsa ai afat është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, pra më 5 korrik”, deklaroi Zaev për gazetën “Veçer”.

Gjendja e jashtëzakonshme, siç thekson kryetari i LSDM-së, nuk ka asnjë lidhje me masat kufizuese që lidhen me pasojat shëndetësore të koronavirusit. ls/shk/

Të fundit