19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev për Indeksin e korrupsionit të IT: Duhet ende shumë të punojmë si shtet dhe si shoqëri

(MIA) – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Indeksin e korrupsionit të Transparensi Interneshënall, tha se rëniet në pjesën e korrupsionit kanë të bëjnë me periudhën e viteve 2006-2017.

“Nëse në mënyrë analiste e shikoni strukturën e raportit është e ligjshme nga pesë paramentra, në dy parametra kemi sukses serioz, në dy parametra nuk kanë komente për ne. Parametri i pestë ku ka koment negativ për ne nga viti 2017, mund të shihni se tërë ajo që janë rënie në pjesën e korrupsionit ose zhvillimit në pjesën e transparencës dhe korrupsionit në shtet ka ndodhur në një periudhë nga viti 2006 deri në vitin 2017, atje është shënuar me koeficientët dhe pastaj vetë koeficientët fillojnë të kthehen në nivel pozitiv”, tha Zaev.

Potencoi se ai është tregues se politikat e suksesshme japin rezultate, por duhet ende shumë të punojmë si shtet dhe si shoqëri.

Qeveria përmes kumtesës dje ka reaguar në Indeksin për perceptim të korrupsionit të Transparensi Interneshënall (TI), sipas së cilës këtë vit Maqedonia shënon rënie prej 13 vendeve. Këtë vit vendi është radhitur në vendin e 106-të, ndërsa vitin e kaluar ka qenë në vendin e 93-të.

Në kumtesën e Qeverisë citohet se për luftë pa kompromis kundër korrupsionit e kanë ngritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të pushtetit ekzekutiv, por që nevojitet edhe gjyqësi dhe prokurori e pavarur, transparente dhe llogaridhënëse, me komision antikorruptues të jopolitizuar.

Nga Qeveria citojnë disa aktivitete që kanë ndërmarrë për atë qëllim, si ndryshimet e ligjit me të cilat rriten kompetencat e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, pastaj miratohet Strategjia për transparencë të Qeverisë, është lansuar portali “Financa të hapura” me të cilin në kontroll të opinionit i vendos të gjitha transaksionet e kaluara, të tanishme dhe të ardhme financiare, të shfrytëzuesve buxhetor nga Buxheti. sa/

Të fundit