20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev për Zhurnal: Nuk do të ketë rekostruim të Qeverisë! A do kemi zgjedhje bashkë me lokalet?!

Pas dështimit të shtatë të Maqedonisë për të filluar bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE), opozita shqiptare dhe ajo maqedonase kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato të rregullta lokale të tetorit të vitit 2021. Ndërkohë, Zhurnal jozyrtarisht mëson se së shpejti para zgjedhjeve lokale mund të ketë rekostruim të Qeverisë, në të cilën përveç ndryshimit të disa kuadrove, mund të ketë edhe shkëmbim të ministrive mes partnerëve të koalicionit.
Por, kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për Zhurnal thotë se nuk është e vërtet se do të ketë rikostruim të Qeverisë. “Tërësisht është informacion jo i vërtet”, deklaroi për Zhurnal, kryeministri Zoran Zaev.

Por, a mund të kemi atëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale? Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Besim Nebiu thotë se skenari për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale është real. “Është e qartë se me 62 vota, dhe pa ‘kalime’ nga opozita, sikur në mandatin paraprak, është vështirë për këtë koalicion të funksionojë në menyrë efikase. Qysh në fillim, kryeministri Zoran Zaev e prezantoi këtë përbrje si qeveri për 4 vite. Rregulli politik është se çdo qeveri zgjedhet deri në zgjedhjet e ardhshme, prandaj ështe e panevojshme me e theksu se është për 4 vite- përpos nëse është qeveria me mandat dhe koaliciom të brishtë – siç është kjo qeveri. Praktika e këtyre 5 muajve tregon se në këtë format dhe konstelacion, qeveria nuk mund të funskopnojë edhe 42 muaj. Prandaj, skenari i zgjedhjeve parlamentare në 2021 është real, përderisa fillojnë negociatat me BE dhe tejkalohet bllokada bullgare deri në verën e këtij viti”, deklaroi për Zhurnal, Nebiu.

Të kujtojmë se në dy Qeveritë e Zaevit, gjashtë herë vendi nuk ka arritur ti fillojë zyrtarisht negociatat me BE-në. Përveç vërejtjeve në këtë fushë opozita shqiptare dhe ajo maqedonase janë një sërë vërejtjesh ndaj pushtetit edhe për mënyrën e ballafaqimit me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid-19. (Zhurnal)

Të fundit