20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Prej masave ekonomike për ballafaqim me krizën, së pari u kërkuan 200 milionë euro për mbështetjen e punëtorëve, ekonomisë dhe firmave

Shumë është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se nga paketa e masave ekonomike për ballafaqim me krizën, fillimisht u realizua paketa e parë prej 200 milionë eurosh për t’i mbështetur punonjësit, ekonominë dhe firmat, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai theksoi se si partitë e tjera politike, ashtu edhe LSDM-ja i ka bërë propozime qeverisë në mënyrë që të ballafaqohet me krizën në vend.

“Masat kanë për qëllim t’i mbajnë punonjësit në punë dhe t’u sigurojnë të ardhura minimale, si dhe për përmirësimin e buxhetit, që të mund t’i financojë funksionet themelore të shtetit dhe përfitimet sociale”, shkroi në Fejsbuk Zaev. ls/shk/

Të fundit