24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Propozimi për qeverinë me siguri nesër

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të dorëzojë propozim përbërjen e qeverisë së re dhe programin për punën e saj menjëherë pasi të përcaktohet numri i nënkryetarëve të Kuvendit, me siguri nesër.

Zaevi në deklaratë për TV21 ka thënë se pret që sot të përcaktohet numri i nënkryetarëve të Kuvendit dhe të verifikohen mandatet e deputetëve të cilët hyjnë në vendet e atyre deputetëve të cilët dalin nga Kuvendi për shkak të funksioneve tjera në pushtetin ekzekutiv.

“Kur të përfundojë kjo procedurë do të dorëzojë propozimin për qeveri. Sot deri vonë do të zgjas procedura për verifikimin e mandateve, pasi janë të paktën 9 vendime. Me siguri nesër nga mëngjesi do të dorëzohet propozimi për qeverinë. Pastaj vijojnë disa ditë që deputetët të njihen me programin qeveritar dhe biografinë e kandidatëve për ministra”, ka thënë Zaev. fab/

Të fundit