18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Qershori është periudha më e përshtatshme të mbahen zgjedhje, na nevojiten institucione të besueshme dhe funksionale

Në mënyrë demokratike duhet të arrijmë marrëveshje të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve, por nuk besoj se do të kemi periudhë të tillë të përshtatshme, si tani në qershor, gjithsesi me kusht që kriza me koronavirusin të zgjidhet plotësisht. Të gjitha vendet e shmangin korrikun, kështu që vlerësoj se qershori është më i përshtatshëm për të mbajtur zgjedhjet, natyrisht me marrëveshje, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat.

Duke shtuar se janë të nevojshme afate përkatëse për përgatitjen e zgjedhjeve, potencoi se në dekret është përmendur 21 ditë nga mbarimi i gjendjes së jashtëzakonshme dhe kjo është arsyeja pse do të mbahet takim i liderëve.

“Kushti i parë është që kriza të tejkalohet tërësisht, numri i të shëruarve të jetë i dukshëm, pastaj zgjedhjet të monitorohen nga OSBE/ODIHR, dhe gjithsesi azhurnimi i Listës zgjedhore”, thotë Zaev.

Arsye shtesë për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve, siç thotë, është ajo që nuk kemi Parlament, ndërsa nga ana tjetër kemi qeveri teknike e jo politike, e cila duhet të mbajë përgjegjësi.

“Ne jemi demokraci parlamentare dhe nuk kemi Parlament, ne jemi demokraci politike parlamentare, duhet të kemi qeveri politike që do të mbajë përgjegjësi, në kushte të tilla qytetarët nuk kanë kujt t’i drejtohen”, tha Zaev.

Ai shtoi se jo më pak e rëndësishme është edhe ekonomia, e cila edhe ashtu është në krizë, ndërsa gjatë zgjedhjeve gjendet në një lloj restrikcioni.

Pasi që nga parlamenti varen politikat ekonomike, të mos vijmë deri te një kulm tjetër i ekonomisë, vlerëson Zaev. sn/

Të fundit