20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Qeveria do të jetë në interes të qytetarëve, do të shërbejmë ndershëm dhe me përgjegjësi

Maqedonia e Veriut mbrëm ka fituar qeveri të re, efikase dhe të përgjegjshme, e gatshme të punojë me përkushtim, konform interesit të qytetarëve dhe shtetit, ka deklaruar kryeministri i sapozgjedhur, Zoran Zaev pasi Kuvendi para mesnate votoi qeverinë e re.

Ai ka shprehur falënderim deri te deputetët e shumicës demokratikë që siç tha, e njohu rëndësinë dhe nevojën e qeverisë së përgjegjshme që i dhanë besimin të udhëheq me institucionet. Theksoi se në katër vitet e ardhshme me gjitha resurset do të veprojnë që të arsyetojnë besimin e deputetëve, ose të qytetarëve.

“Prioriteti i parë i qeverisë së re do të jetë vazhdimi i masave antikrizë për ndihmë edhe më të madhe për qytetarët dhe ekonominë. Tejkalimi i pasojave të krizës së koronës dhe rikthimi i niveleve të mëparshme të rritjes ekonomike do të jetë në fokusin e punës së qeverisë”, tha Zaev.

Ai përsëriti se me zgjedhjen e Qeverisë e kanë kompletuar sistemin e institucioneve efikase dhe të fuqishme me kapacitet dhe legjitimitet të plotë që në mënyrë efikase do të punojnë në tejkalimin e pasojave dhe sfidave të koronavirusit.

“Që në muajt e parë të mandatit, qeveria e re do të sigurojë mekanizma për reforma strukturore në administratën publike, por edhe në fushën e sundimit të ligjit përmes pastrimit të gjyqësorit dhe ndërtimit të shtetit të fortë të pavarur dhe juridik. Vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Ligjet janë miratuar, tani është koha për zbatimin e tyre të shpejtë. Kush nuk dëshiron të respektojë ligjin, do të përballet me ligjin. Ndërsa, ne si qeveri do të jemi partner i të gjithë aktorëve në legjislaturë, ekzekutiv dhe pushtetin gjyqësor, si dhe shoqërinë civile, mediat dhe grupet e interesit që duan të kontribuojnë në ndërtimin e sistemit të drejtësisë që do t’u shërbejë qytetarëve, ka thënë Zaev.

Ai ka paralajmëruar se procesi i eurointegrimit vazhdon edhe më fuqishëm dhe Qeveria dhe institucionet, siç tha, “janë të gatshëm për fillimin e negociatave me BE-në dhe hapjen e kapitujve të parë”.

“Pason periudhë e transformimit dhe evropianizimit të atdheut tonë. Kjo është periudhë ku çdo kontribut është i rëndësishëm, i pritshëm, i nevojshëm dhe esencial. Prandaj, të respektuar qytetarë, në kohën kur fillon evropianizimi intensiv i vendit, bashkohuni. Bashkëngjitni në luftën kundër korrupsionit. Bashkëngjitni në rezistencën kundër Kovid-19. Pranojeni thirrjen për mobilizim të gjerë të të gjitha kapaciteteve me të cilat do të pastrojmë ajrin, ujërat dhe tokën. Pason një periudhë e papërsëritshme për Maqedoninë e Veriut. Kemi shansin që nuk duhet të lejojmë ta humbasim. Prandaj jepni kontributin tuaj në transformimin e vendit tonë, shoqërisë tonë të përbashkët”, porositi Zaev.

Sipas tij, realizimi i përcaktimeve programore në resorët përkatës u është besuar kuadrove profesional dhe llogaridhënës, që siç tha ai, “përgjegjësia e të cilëve para meje, por më shumë para jush- qytetarëve, do të jetë të reflektojnë me rezultatet”.

“Tani, kur të gjitha çështjet e mëdha të hapura në planin e jashtëm janë prapa nesh, është e udhës me të gjitha kapacitetet të angazhohemi në punët e shtëpisë. Të sigurojmë kushte edhe më të mira për një jetë edhe më të mirë, për paga edhe më të larta, për më shumë drejtësi dhe kujdes për të gjithë qytetarët tanë”, nënvizoi Zaev.

Artan Grubi i cili u zgjodh zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik, premtoi se do të punojnë në interes të qytetarëve, ndërsa qeveria do të jetë e përgjegjshme dhe euroatlantike.

“Prej sonte do të jemi një për të mirën e qytetarëve. Dua të dërgoj mesazh deri te të gjithë qytetarët se ne nuk do t’ju zhgënjejmë”, tha Grubi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkojë përgjegjësi shtesë për kuadrot e BDI-së, ku para zgjedhjeve i quajti të korruptuar, Zaev me përgjigje se “në zgjedhje ne e themi atë që e shohim si dobësi, ndërsa zgjedhjet janë mundësi që të përmirësohemi dhe korrigjohemi”.

“Fundja qytetarët janë ata që vendosin dhe treguan se kush fitoi në zgjedhje. Fituan LSDM dhe koalicioni ‘Mundemi’ dhe BDI nga blloku politik shqiptar. Ne nuk bisedojmë vetëm për ato se cilat përgjegjësi do t’i ndajmë, kemi folur edhe për cilësinë e kuadrove, kemi biseduar jo vetëm për dobësitë e BDI-së, por edhe të LSDM-së dhe besoj se ato t’i mënjanojmë. Siç tha zëvendëskryeministri i parë, Grubi, kemi ndërtuar besim të madh dhe këtë e them sepse kur do t’i hapni bisedimet me sinqeritet, kemi biseduar hapur sepse duam të kemi sukses. Kemi arritur suksese të mëdha bashkë të cilat mund të jenë bazë e mirë që edhe më me zell dhe nder t’i shërbejmë popullit tonë , u përgjigj Zaev. fab/

Të fundit