15/08/2022
28.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Qytetarët vendosin kush do të jetë kryeministër, deputet dhe ministër

Në këto zgjedhje me rëndësi është ta kthejmë Kuvendin, ta kthejmë qeverinë politike, ndërsa për fat të keq VMRO-DPMNE nuk mund të kthehet derisa udhëhiqet nga kësi njerëz të cilët nuk kanë qëndrim, nuk janë aspak të përgjegjshëm dhe asgjë nuk kanë ndryshuar në tre vitet e fundit. Gjithçka është njëjtë, kur do të vijnë njerëz të rinj, të reformuar, me orientim proevropian, me orientim qytetar, atëherë mund të presin të fitojnë në ato zgjedhje, ka porositur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme që u mbajt në Strumicë.

Ka shtuar se deri tani kanë sjellë shumë vendime të rëndësishme, ndërsa tani dhe më 15 korrik qytetarët duhet të sjellin vendime.

“Si do të vendosin qytetarët në atë drejtim do të ecë shteti. Në gjitha anketat e mundshme jemi favorit dhe pres fitore që të mos ketë shantazhe. Ka përfunduar koha e shantazheve. Nuk mund të shantazhojë as BDI, as ndonjë parti tjetër politike. Të vetmit që vendosin janë qytetarët në zgjedhje. Ata japin mandat dhe përcaktojnë se kush do të ketë deputet, ministër dhe kush do të jetë kryeministër apo drejtor. Vetëm qytetarët. Nuk varet nga BDI, apo dikush tjetër. Prandaj është koha që BDI të kalojë në opozitë. 17 vite në pushtet- mjaft është! Të kalojnë në opozitë është e shëndetshme për shtetin, por edhe për BDI-në”, ka thënë Zaev.

Ai ka folur edhe për arritjet e qeverisë të udhëhequr nga LSDM dhe anëtarësimin në NATO me çka është mbrojtur integriteti terriotrial i shtetit. Edhe një herë përsëriti se opozitës i është ofruar qeveri e përbashkët që bashkë ta zgjedhin problemin jo vetëm me Greqinë, por edhe të hapin kapitujt për negociata me BE-në.

“Këtë askush deri tani nuk e ka ofruar. Refuzuan pasi nuk kishin guxim. Nuk kishin qëndrim”, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai ka folur edhe për sfidat që përballet vendi me krizën e koronavirusit, ndërsa për konkurrentët politik nga VMRO-DPMNE ka thënë se në lista janë njerëzit e njëjtë të kohës së Gruevskit.

“Aleksandar Nikollovski ka qenë dorë e djathtë e Gruevskit. Ka qenë kandidat për euroambasador nga vendi jonë. Ja në Njësinë zgjedhore katër i njëjti njeri nga Ohri i cili jeton në Shkup do të vjen këtu. Nuk e di se ku është Murtino, as Podareshi. Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit. Të tjerët ose kanë qenë në Kuvend ose para Kuvendit më 27 prill. Atje ishin për të vrarë, të linçojnë. Pse? Që pushteti të mos dorëzohet. Të njëjtët njerëz janë po tani dhe të udhëhequr nga Budapesti dhe Pallati i Bardhë. Asgjë ndryshe…”, tha Zaev.

Në fund janë prezantuar njëzet kandidatët për deputetë nga lista e koalicionit “Mundemi” në Njësinë zgjedhore katër. fab/

Të fundit