29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: S’është e saktë se jam takuar me Janevën në vilën e kryetarit

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se në gusht të vitit 2019 nuk është takuar me ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva në vilën e kryetarit të shtetit, ashtu siç akuzon opozita maqedonase.

“S’është e e saktë se ka ndodhur një gjë e tillë. Duhet t’i kontrollojnë të dhënat dhe analizat se si janë siguruar. Takimi im i fundit me Janevën ishte në Këshillin e reformave në gjyqësi në Qeveri”, tha Zaev.
Zaev pranoi se është zëri i tij në audio-incizimet që i publikoi deputeti Antonio Milloshoski, e që më pas u dërguan në Prokurorinë Publike. Megjithatë, sipas Zaev, në bisedë nuk ka asgjë kontestuese.

“E shihni se flas hapur, kur s’kam pasur indicie, as dikush që më tha, muaj para se të paraqitet rasti ‘Haraçi’ apo të më paraqitet mua. Unë, kryeministër me përgjegjësi dhe me vetëdije kam ndjerë sa ka diçka dyshuese në financimin dhe për këtë shkak pyes nga ku”, thotë Zaev./Telegrafi/

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se në gusht të vitit 2019 nuk është takuar me ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva në vilën e kryetarit të shtetit, ashtu siç akuzon opozita maqedonase.

“S’është e e saktë se ka ndodhur një gjë e tillë. Duhet t’i kontrollojnë të dhënat dhe analizat se si janë siguruar. Takimi im i fundit me Janevën ishte në Këshillin e reformave në gjyqësi në Qeveri”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të fundit