29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev thotë se do të takohet edhe me Menduh Thaçin

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ditëve në vijim ka mundësi të takohet me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi për të diskutuar për koalicion të mundshëm. Zaev theksoi se listat e deputetëve nga koalicioni që udhëheqë ai do të bëhen të ditura të hënën, pas mbajtjes së kongresit të LSDM-së.
“Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim të hënën , gjatë kongresit të partisë”-tha mes tjerash Zaev.

Të fundit