19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev – Timermans: Arritjet e vendit të respektohen me vendim për fillim të bisedimeve

Bashkimi Evropian tani duhet të bëjë hapin vendimtar dhe të sjell vendim për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka do të dërgohet porosi e fuqishme edhe te vendet tjera në rajon se sjellja e vendimeve të vështira dhe të përgjegjshme, si dhe proceset e thella reformuese, “janë investim për të ardhme më të mirë”, kanë vlerësuar në takimin e sotëm në Bruksel, kryeministri Zoran Zaev dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans.

Siç ka njoftuar Sektori për marrëdhënie me publikun nga Qeveria, në takimin në të cilën ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Zaev në emër të tij dhe të popullit të vendit tonë e ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e institucioneve të BE-së si dhe të vendeve anëtare, proceset eurointegruese dhe reformat e brendshme.

“Vendim pozitiv i liderëve për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut është përgjigje logjike dhe nxitje e fuqishme për vazhdimësi të reformave në arritjen e standardeve evropiane, ka deklaruar Zaev pas takimit.

Ai ka potencuar se çdo shtyrje e fillimit të negociatave “do të lë hapësirë për ndikim të palës së tretë, ku vlerat demokratike nuk janë prioritet”.

“Nënkryetari i KE-së, Timermans nga ana tjetër ka thënë se politikat dhe arritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë për respekt nga institucionet evropiane dhe shumicës së madhe të vendeve anëtare të BE-së që janë për fillim të procesit negociues për anëtarësim”, theksohet në komunikatën e Pres shërbimit qeveritar.

Të fundit