Lajmi i Ditës Maqedoni

Zaev: Vetëm ne kemi të drejtë të mendojmë për koalicion me partitë shqiptare

Nëse zoti Mickoski mendon vetëm të hyjë në koalicion para zgjedhjeve me ndonjë parti shqiptare, ai i përgatiti votuesit e tij të jenë kundër kësaj dhe do të jenë kundër kësaj, prandaj ai nuk mund të hyjë në kurrfarë koalicioni para zgjedhjeve. Madje edhe shqiptarët nuk do të votojnë, përcjell GazetaExpress.

Unë thashë, në shekullin 21 ka shumë helme, helmi më i madh është nacionalizmi, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai tha se sot për dallim prej kundërshtarëve të tyre, kanë të drejtë të mendojnë për koalicione me partitë shqiptare, veçanërisht para zgjedhjeve, pasi, siç theksoi ai, kjo është shumë e natyrshme.

Lideri i LSDM-së thotë se stërzgjatja e opozitës për sjelljen e ligjit të Prokurorisë Publike i kaloi të gjithë kufijtë.

“Ata e dinë se nuk do të fitojnë në zgjedhje. Që të ndalesh dhe me paturpësi ta mbrosh krimin, i kalon të gjithë kufijtë. Kështu nuk ndodh as në Tunguzi… Ata e dinë se do t’i humbasin zgjedhjet dhe prandaj kalkulojnë sot… Analizat tregojnë se çfarë do të ndodhë. Nuk dua askush të shkojë në burg nëse nuk dëshmohet. Dëshiroj dhe detyrë është të sigurohet, gjykata t’i sjellë vendimet në bazë të dëshmive dhe argumenteve, nëse duhet dikush do të përgjigjet, nëse nuk duhet secili është i lirë. Secili do ta paguaj çmimin, ndërsa nëse nuk ke qëndrim, do të mbetesh më gjatë në opozitë”, theksoi Zaev./GazetaExpress/

Besmir Lika

Related posts

“Koronavirusi”, Serbia ndalon shtetasit e Maqedonisë që vijnë nga Italia

Televizioni Koha

PDSH: Të ruhet dinjiteti i punëtorëve të arsimit

Televizioni Koha

Sela: Ahmeti ofertat duhet ti bëj në tryezën e përbashkët, e jo nga dera e makinës

Televizioni Koha

Leave a Comment