18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: VMRO-DPMNE dhe Mickoski frikohen nga zgjedhjet dhe nuk kanë qëndrime të qarta për çështjet më të rëndësishme

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklari se opozita frikohet nga zgjedhjet, ka ndjenjë se do të humb, se do të ndëshkohen politikat e tyre të humbura.

“E ardhmja politike dhe karriera e Mickoskit është në pyetje nëse del në zgjedhje, por e qartë është se ai që humb-shkon”, tha Zaev.

Sipas liderit të LSDM-së, diçka e çuditshme ndodh në opozitë kohëve të fundit, Mickoski shpesh herë është korrigjuar nga kolegët e tij.

“Të premten ai deklaroi se nuk sheh arsye pse është vendosur gjendja e dytë e jashtëzakonshme, se nuk ka pasur nevojë për atë, pastaj, pas disa ditësh nënkryetari i tij Nikollovski thotë se jo vetëm gjendje e jashtëzakonshme e dytë, por duhet të konvokohet edhe e treta, vetëm që të anulohen zgjedhjet”, theksoi Zaev.

Në atë drejtim janë edhe komentet e tyre për deklaratën njëpalëshe të Bullgarisë, konsideron Zaev, sepse ata që janë mësuar në politikë të shkojnë me nacionalizëm dhe motive populiste, ashtu edhe vazhdojnë, ndërsa këtë çështje e hapin nga dëshira për pikë politike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos nënshtrohen në provokime, sepse gjuha maqedonase është e pranuar gjithkund, shteti është anëtare e NATO-s, ndërsa së shpejti do të hapen kapitujt e parë për negociatat e anëtarësimit në BE.

“Gjithkund opozita kërkon parlament funksional, të jetë korrigjuese e pushtetit, vetëm te ne nuk është ashtu. Por, një është e qartë, sepse ajo frikohet, jo vetëm për shkak të kësaj krize shëndetësore, ajo është pasojë e mospasjes së qëndrimeve dhe rreth çështjeve më të rëndësishme për shtetin, duke bërë përpjekje t’i ngecë proceset integruese, duke i bllokuar ligjet që u votuan në Parlament, ligje të rëndësishme për gjyqësinë, por edhe anëtarësimin në BE”, tha Zaev. sa/

Të fundit