25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaevi e mori mandatin, premtoi Qeveri evropiane, demokratike dhe me përgjegjësi e liruar nga paragjykimet etnike

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Në paraqitjen e tij para vilës presidenciale në Vodno, pasi iu dorëzua mandati, Zaevi tha se sipas gjitha gjasave, para se të përfundojë afati ligjor prej 20 ditë, vendi do të ketë qeveri efikase, qeveri e cila do të vazhdojë në rrugën e vërtetë – drejtë BE-së, e cila do ta zhvillojë konceptin “një shoqëri për të gjithë”, e liruar nga çfarëdo lloj nacionalizmi dhe paragjykimesh etnike.

“Kam nderin dhe përgjegjësinë që si udhëheqës i LSDM-së dhe koalicionit Mundemi sot nga presidenti Pendarovski e mora mandatin për formimin e qeverisë së re, evropiane, demokratike dhe me përgjegjësi me institucione të cilat edhe më mirë do t’iu shërbejnë qytetarëve. Nga ky moment, në afat prej 20 ditëve kemi detyrë që të krijojmë program dhe kuadro të cilave Kuvendi do tu japë mandat që tu shërbejnë qytetarëve”, theksoi Zaevi.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut do të ketë qeveri e cila do të vazhdojë në rrugën e qartë – prosperitet në BE dhe stabilitet afatgjat. Qeveria do të ketë kuadro cilësore, përgjegjëse dhe transparente, ndërsa prioritet do të jenë ekonomia, lufta me krimin dhe korrupsionin, si dhe vetingu në gjyqësor.

“Programi qeveritar do të jetë në pjesë më të madhe i dedikuar në ekonomi, në rritjen e pagave dhe pensioneve, në investime në të rinjtë, në rritje dhe zhvillim, në kujdes për më të varfrit, në mbështetje të biznesit në vend. Do të udhëheq qeveri e cila nuk di për devijim nga rruga dhe e cila pas anëtarësimit në NATO, vazhdon drejtë anëtarësimit në BE”, theksoi Zaevi dhe me këtë rast dërgoi urime për Marrëveshjen e Ohrit sepse sot po bëhen 19 vite nga nënshkrimi i saj.

Presidenti Pendarovski para se ta dorëzojë mandatin foli shkurt.

“Në bazë të nenit 84, sipas nenit 90 të Kushtetutës dhe propozimit të koalicionit Mundemi, për mandatar për formimin e qeverisë e përcaktoj Zoran Zaevin, kryetar i LSDM-së dhe deputet në Kuvend”, tha Pendarovski.

Sipas Kushtetutës pas dhënies së mandatit, mandatari duhet të paraqesë program në Kuvend brenda 20 ditëve dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Pastaj Qeveria me propozimin e mandatarit dhe bazuar në programin, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve. fc/

Të fundit