24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaharieva: Metodologjia e re nuk duhet të përdoret për anulim të sërishëm të negociatave

Metodologjia e re ende e pa miratuar për zgjerimin e BE-së nuk duhet të përdoret për anulim të ri të vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka deklaruar sot ministrja për Punë të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Shefja e diplomacisë bullgare e cila pasdite ka marrë pjesë në fillimin e projektit “E ardhmja pa plastikë” në SHF “Dimitar Milladinov” në Shkup ka shpjeguar se ekziston procedurë në Komisionin Evropian lidhur me metodologjinë e re e cila shqyrtohet edhe në grupet e punës me çka shkon në miratim në Këshillin e BE-së.

“Që në vitin e kaluar kur është propozuar të përpunohet metodologjia e re është thënë se ajo nuk duhet të stopojë procesin e zgjerimit, edhe më shumë se metodologjia e re mund të praktikohet edhe për vendet të cilët veç]më kanë filluar procesin negociues. Shpresoj se harmonizimi i miratimit të metodologjisë do të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur, por nuk duhet të shfrytëzohet si argument për anulim të serishëm të vendimeve për fillim të negociatave, ka thënë ministrja bullgare e jashtme, Ekaterina Zaharieva.

Ajo sot në Shkup do të merr pjesë në takimin ministror me të cilin do të shënohet fillimi i kryesimit të përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit.MIA. fab/

Të fundit