28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaharova: Dëbimi i diplomatëve nga Maqedonia është hap armiqësor, së shpejti vijnë masat reciproke

Pasi Maqedonia përzuri pesë diplomatë rusë nga vendi, me reagim erdhi edhe zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, informon Zhurnal.

Sipas saj, Maqedonia duke mos menduar fare po e sakrifikon sovranitetin e saj dhe sjellë vendime që janë në kundërshtim me vullnetin e opinionit.

“Ky hap armiqësor është vazhdim i kursit ndaj rrënimit të marrdhënieve bilaterale me Rusinë që para disa javëve e ndërmorën autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Me kyçjen ndaj histerisë rusofobike që e filloi perëndimi, Shkupi edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë pa menduar të sakrifikojë sovranitetin dhe të sjellë vendime që janë në kundërshtim me vulletin e opinionit dhe të kundërshtojnë interesat kombëtare. Do të jemi të detyruar të ndërmarim masa reciproke”, tha Zaharova.

Më parë, ministri rus Sergej Llavrov deklaroi se Rusia po përgatitë dekret për masa të vizave me çka do të kufizohet hyrja e qytetarëve nga vendet armike./Zhurnal.mk

Të fundit