25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zbulohen 20 emigrantë në rrugën Kumanovë- Tabanoc, arrestohet shoferi

Siç njoftojnë nga policia, më 11.06.2021 në ora 08:10 në austradën Kumanovë – Tabanoc, policët kanë privuar nga liria L.M (44) nga Shkupi për shkak se gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 20 emigrantë nga Bangladeshi prej të cilëve 9 kanë qenë të mitur.

Me urdhër të Prokurorit Publik, emigrantët janë çuar te punonjësi në MPPS, ndërsa L.M është mbajtur në polici për procedurë të mëtejshme.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër shoferit do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/

Të fundit