29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zbulohet busti i dëshmorit Xhemil Abdurrahmani

  • Në festën e 28 nëntorit, ditën kur u shpall pavarësia e shtetit shqiptar, në fshatin
    Shipkovicë të Tetoëvs, është përuruar busti i dëshmorit të rënë në vitin 2001
    Xhemil Abdurrahmani. Busti i dëshmorit Xhemil Abdurrahmani është vendosur në
    oborrin e shkollës fillore Rexhep Voka të fshatit Shipkovicë, krahas bustit të
    Rexhep Vokës dhe Sadudin Gjurës.Para të pranishmëve fjalë rasti foli Sadik Izairi
    drejtor i shkollës fillore Rexhep Voka të fshatit Shipkovicë.
    Si rrallë herë, ceremonia e inaugurimit të bustit të dëshmorit Xhemil
    Abdurrahmani, ka bërë bashkë përfaqësues të komunës së Tetovës dhe pushtetit
    qendror. Njëri pranë tjetrit janë ulur nënkryetarja e Lëvizjes Besa që është edhe
    këshilltare në komunën e Tetovës Besa Kadriu dhe kryetari i Bashkimit
    Demokratik  për Integrim Ali Ahmeti.
    Në këtë cermoni ishin të pranishëm familjarë të dëshmorit Xhemil Abdurrahmani,
    banorë të fshatit Shipkovicë dhe mysafirë të tjerë. Xhemili u lind në vitin 1980 dhe
    ra heroikisht në vitin 2001.

Të fundit