Princ Harry mori pjesë në kurorëzimin e babait me 6 maj dhe një burim pranë mbretit Charles ka zbuluar se si po ndihet ai për këtë vizitë të shpejtë të djalit.
Një burim për ‘Daily Mail’ ka thënë se familja mbretërore ishte mirënjohëse që Princ Harry nuk qëndroi gjatë në Mbretërinë e Bashkuar por të njëjtin mendim nuk e pati babai i tij, transmeton Indeksonline.
“Mbreti Charles ishte i zhgënjyer që Harry nuk qëndroi më gjatë”, tha burimi.
Mbreti gjithashtu nderoi edhe anëtarët e tjerë të familjes. Ai ngreu dolli me nipat princ George dhe Louis dhe princesha Charlotte.