“Kërkimet klinike për vaksinën kundër koronavirusit të ri priten për tre deri në katër muaj”, ka thënë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tarik Jashareviq.
“Ekipe të ekspertëve nga mbarë bota janë angazhuar ditë e natë në këtë dhe misionet tjera të përbashkëta dhe besojmë se ajo do të jep rezultate”, ka thënë Jashareviq për “Veçernje novosti”.
Virusi i ri është problem global, ndërsa vaksina kundër saj është përpjekje globale të kemi mbështetje edhe nga Banka botërore dhe Koalicioni për inovacione në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Qëllimi i të gjithëve është të gjendet vaksinë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së.
Sipas tij, është vërtetuar nga struktura gjenetike e virusit se nuk vjen nga laboratori, ndërsa po rriten provat e lidhshmërisë së Kovid -19 me koronaviruse të njëjta që paraqiten te lakuriqët.
“Vetë fillimi i bartjes së virusit në njerëz tani është i paqartë. Supozimi më i sigurt është se kafshë është bartës nga lakuriqë në njerëz”, ka thënë Jashareviq.
Ai ka shtuar se OBSH është e inkurajuar nga rënia e vazhdueshme e numrit të pacientëve në Kinë, por edhe e shqetësuar nga numri i pacientëve në pjesë tjera të botës.
“Veçmas shqetësojnë rastet pa lidhshmëri të qartë epidemiologjike”, ka thënë ai. MIA.fab/