19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zejd Rexhepi: Nuk shoh mundësi bashkimi të Alternativës me Lëvizjen Besa

Skender Rexhepi nga Alternativa në Click Plus në TV21, i pyetur në lidhje me mundësinë e bashkimit të Alternativës me Lëvizjen Besa, ka deklaruar se nuk sheh mundësi bashkimi të këtyre dy subjekteve politike, transmeton TetovaSot.

“Nuk shoh ndonjë mundësi, po të kishte pasur ndonjë sondazh jam shumë i bindur se do të kishte një përqindje, e cila do të ishte negativisht e prirur për të pasur një bashkim të tillë, nga fakti që terreni dhe takimi me strukturat me aktivistë, ka qenë detyra ime prej fillimit të Lëvizjes Besa deri sot. Dhe nga ato sondazhet që i bën aktivisti dhe qytetari me të cilin ke takim është shumë më i mirë se sondazhi që bën përreth” ka deklaruar Zejdi.

Të fundit