29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zejdi: Nuk bëjmë koalicion me VMRO-DPMNE-në nëse nuk na trajton të barabartë në Kushtetutë

Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejdi për ClickPlus” tha se nuk do të bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në nëse nuk i pranon shqiptarët të barabartë në Kushtetutë. Ai tha se duhet të hapet Kushtetuta dhe të hiqet 20 % nga aty në të kundërt futen në lëkurën e gruevizmit.

“Një VMRO-DPMNE që nuk na pranon të barabartë në Kushtetutë, asnjëherë nuk do të ketë përkrahjen tim. Ose ndryshojmë Kushtetutën dhe bëjmë një Maqedoni të barabartë për të gjithë qytetarët ose nuk ndodh fare”, tha Zejdi

Ai gjithashtu tha se personalisht është skeptik për hapjen e negociatave në qershor. Sipas tij dy janë alternativat që të hapjen negociatat, ose të gjunjëzohet identiteti maqedonas ose presion i madh nga ndërkombëtarët mbi Bullgarinë.

“Procesi i anëtarësimit në BE do ndodhë, por jo tash. Të jemi realist. Herët a vonë do ndodhë, por jemi sekptikë. Ose duhet të gjunjëzohet identiteti i maqedonas ose duhet presion i madh nga ndërkombëtarët mbi Bullgarinë”, tha Zejdi.

Të fundit