19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zejtarët kërkojnë ndihmë nga shteti, rrezikohen mbi 9.000 vende pune

Për masat për mbështetjen e sektorit të biznesit të mund të aplikojnë edhe zejtarët. Kriza në këtë sektor ndjehet nga dita e parë. Pa ndihmën e shtetit për shkak të kërkesës së ulur të shërbimeve të pandemisë vihet nën pikëpyetje mbijetesa e bizneseve dhe vendeve të punës së 5.800 zejtarëve dhe 3.300 të punësuarve të tjerë në këtë veprimtari, apeloi sot kryetari i Odës së zejtarëve të Shkupit, Nikolla Petrov.

Propozojnë në masën për subvencionimin e pagave të parashihen edhe zejtarët, ndërsa lirimi nga akotacioni i tatimit të të ardhurave personave derisa zgjat pandemia të vlejë edhe për zejtarët të cilët në mënyrë paushall paguajnë tatim me vendimin e Drejtorisë për të ardhura publike dhe zejtarët të cilët paguajnë tatim prej të ardhurave të realizueshme në mënyrë reale derisa zgjat kriza me pandeminë në sektorin e zejtarisë. Kërkojnë të gjendet mundësi edhe zejtarët të aplikojnë për kredi përmes Bankës Zhvillimore. Ata të cilët do të jenë në vetizolim, të trajtohen nëse janë të sëmurë, shpenzimi të jetë në barë të Fondit për Shëndetësi.

Sipas Petrovit, zejtarët nuk janë të përfshirë në asnjë masë të sjellë nga Qeveria dhe deri më tani nuk kanë marrë përgjigje për propozimet të cilat i kanë paguar si ndihmë.

“Masat të cilat propozohen këtyre ditëve, ndërsa të cilat janë në shqyrtim përfshijnë subvencion të pagës minimale për të punësuar, ndërsa kontributet mbeten në barë të punëdhënësit. Problem paraqitet tek zejtarët të cilët kryejnë veprimtari në mënyrë të pavarur, persona të vetëpunësuar, pasi nuk kanë për obligim të paguajnë pagë për veten por të paguajnë kontribut për sigurimin e obliguar pensional dhe invalidor, kontribut për sigurim shëndetësor të obliguar dhe kontribut plotësues për sigurim të obligueshëm. Nëse sillet masa për subvencionimin e pagës, ndërsa obligimi për pagesën e kontributeve derisa zgjat pandemia bie në barë të punëdhënësit rreth 5 800 zanatçinj nuk do të përfshihen me masën. Ata nuk do të subvencionohen as nga paga, as me kontribute”, tha Petrov.

Nëse me masën për subvencionimin e pagave nuk përfshihen zejtarët gjatë periudhës së krizës, paralajmëron Petrov, ekziston mundësi e madhe për mbylljen e bizneseve dhe pushimin e të punësuarve nga puna.

“Qeveria duhet të gjejë mënyrë që me mbështetjen financiare t’u dalë në ndihmë zejtarëve. Në të kundërt, numri i zejtarëve do të bie, do të ndalojnë të kryejnë veprimtari shumë biznese dhe në të ardhmen numër gjithnjë e më i vogël i personave do të regjistrohen si zejtarë. Zejtaria do të jetë në prag të shkatërrimit pas kësaj krize. Tani është momenti kur Qeveria duhet t’i ndihmojë sektorit pasi pa ndihmën financiare shumë biznese nuk do t’ia dalin dot”, tha Petrov.

Siç theksoi, ndikimi i krizës ndjehet nga dita e parë. “Njeri nuk hyn në dyqan me muaj. Edhe kërkesa edhe shitja e shërbimeve të zejtarëve është në minimum. Këtë e ndjejnë zanatçinjtë e të gjitha profesioneve: floktarë, bravarë, ndërtimtarë, zdrukthëtarë, furrtarë, këpucarë, përpunuesit e luleve… I bëjmë apel Qeverisë të mos e humbasim asnjë zejtar dhe asnjë vend pune në sektorin e zejtarisë pasi çdo zejtar kontribuon për uljen e papunësisë dhe për ekzistencën e familjes së tij dhe të punësuarve, paguan tatime, kontribute dhe biznese si çdo tjetër. Në të kundërt vështirë se do t’i kthejmë, do të shkojnë diku ku pas kësaj do t’i kërkojnë shumë. Kjo situatë do të përfundojë ndonjëherë, ndërsa zejtarët do ta kërkojnë daljen”, paralajmëroi Petrov. shk/

Të fundit