23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zekiri: Të gjitha darkat e iftarit i kam pasur në shtëpi, vetëm me anëtarët e familjes

Zëvendëskryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në profilin e tij në Fjesbuk thotë se gjatë tërë kohëzgjatjes së orës policore, nuk ka pasur leje qarkullimi, e as nuk ka shkelur ndonjë prej masave për ndalimin e lëvizjes.

“Për shkak gabimit jo të qëllimshëm të kryetarit Zoran Zaev në konferencën e sotme për media se jam infektuar në iftar te vëllai im, vetëm dua t’u informojë se : Gjatë tërë muajit të Ramazanit të gjitha darkat e iftarit i kam pasur në shtëpi, vetëm me anëtarët e familjes – dha pa vizita nga askush. Dalja e parë ka qenë në fundjavën e Bajramit dhe gjatë festës jam takuar vetëm me familjen e ngushtë. Këto persona do të testohen në vijim, kështu që deri tani vetëm ne jemi konfirmuar pozitiv në virusin”, shkruan Zekiri.

Ai potencon se vetë e ka kumtuar lajmin për infektimin, dhe se e ka përfunduar tërë anketën me epidemiologët.

“Duke pasur parasysh se ka persona të infektuar të cilët për dallim prej meje nuk janë persona publik”, ju lus për respektim të privatësisë së tyre”, apelon Zekiri.

Paraprakisht, lideri i LSDM-së Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se Zekiri është infektuar në një darkë iftari te vëllai i tij. sn/

Të fundit