29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zelensky i drejtohet parlamentit të Australisë dhe Holandës: Bota do të duhej ta ndëshkonte Rusinë qysh më 2014

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar sot parlamentit të Australisë dhe atij të Holandës, transmeton Reporteri.net.

Ai i tha parlamentit australian se nevojiten më shumë sanksione të reja dhe të forta, për të rritur presionin kundër Rusisë, shkruan BBC.

Ai shtoi se “bota duhet ta kishte ndëshkuar Moskën qysh në vitin 2014 kur pushtoi Krimenë”.

Më vonë iu drejtua parlamentit holandez dhe i kërkoi që të bojkotojë eksportet ruse të energjisë.

“Ne duhet të bëjmë më shumë se që bëmë muajin e parë të luftës. Nuk mund të presim edhe 36 ditë tjera. Ka shumë njerëz që kanë vdekur. Duam të mbijetojmë”, u shpreh Zelensky./Reporteri.net

Të fundit