29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zeqiri : Tragjedi që duhet të na turpërojë, Rexhail Qerimin Zoti e pranoftë në begatitë e Tij!

“Edhe një shqiptar i pafajshëm vdes në burgjet famëkeqe të këtij shteti diktatorial duke pritur drejtësinë dhe lirinë”, kështu ka reaguar drejtori i qendrës për informim të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Zeqiri pas publikimit të lajmit për vdekjen e Rexhail Qerimit nga fshati Opajë i Kumanovës i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

“Tragjedi që duhet të na turpërojë! Një lajm i trishtë na tronditi të gjithëve sonte! Edhe një shqiptar i pafajshëm vdes në burgjet famëkeqe të këtij shteti diktatorial duke pritur drejtësinë dhe lirinë. Rexhail Opaja Zoti të pranoftë në begatitë e Tij! Ngushllime familjes dhe të gjithë miqve! Turp për të gjithë ata që qëndrojnë ulur në kolltuqet nga të cilat mundën të ndihmojnë, por nuk prishën rehatinë e tyre dhe lejuan që për 13 vite të qëndrojë padrejtësisht në burg dhe në burg të vdes”, ka reaguar Zeqiri.

Për rastin “Alfa”, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami. (PRESSonline.mk)

Të fundit