Zgjedhja e dhjetë grave më të suksesshme menaxhere do të mbahet sonte në Shkup.
Agjencia “Marili” për të 23-ën herë me radhë do t’i ndajë shpërblimet për menaxheret më të suksesshme për vitin 2018. Këtë vit manifestimi po mbahet nën kryesimin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Në zgjedhjen e këtij viti në top 10 menaxheret më të suksesshme, siç informon agjencia “Marili” është edhe gruaja e parë kolonele, komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, Irena Mineva.
Laureatët tjerë janë nga sektori privat, nga kompani nga sfera dhe veprimtari të ndryshme dhe shumë shpesh janë të rekomanduar nga kolegët dhe partnerët e tyre afaristë.
Laureate të këtij viti janë: Daniella Ademovska, pronare dhe menaxhere e përgjithshme në Double Tree by Hilton – Shkup, Natasha Angellovska, menaxhere e përgjithshme e Trodat-Tromak-Shkup, Maja Acevski, menaxhere për prodhim dhe menaxhere ekzekutive e “Zllateks” – Shkup, Ivana Gjorgievska Matevska, drejtoreshë operative e HASELT – Shkup, Marija Sekulovska Mitrevska, menaxhere e përgjithshme e “Baga Food” – Manastir, Daniella Karadakov, drejtoreshë e Biznes akademisë Smilevski – Shkup, Jasna Azhievska Petrusheva, drejtoreshë ekzekutive administrative e Kombinatit të mermerit SHA Prilep – Prilep, Viktoria Rafajllovska, menaxhere e përgjithshme e “Viktorija Bob SHPK” – Gostivar dhe Nina Sherifovska, drejtoreshë ekzekutive e “Park rezidens”-Shkup dhe 10 Irena Mineva, kolonele-komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, ARM.
Është paralajmëruar që laureatët e këtij viti t’i përshëndetë Zorica Apostollska, ministre pa dikaster përgjegjëse për Investimet e Huaja në Qeveri.
Ky manifestim e afirmon gruan në biznes si menaxhere e suksesshme dhe e konfirmon zhvillimin e menaxhmentit të grave në këtë traditë të gjatë, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe nxitje për gjeneratat e reja të grave të arsimuara.
Agjencia “Marili” edhe këtë vit për herë të pestë do ta organizojë ditën tematike “Dama-po-Shëndeti dhe bukuria në funksion të gruas bashkëkohore”.
Dita tematike nën sloganin “Dama-po-Donon” do të mbahet më 30 mars në Shtëpinë e ARM-së dhe këtë vit ka karakter humanitar. Mjetet nga secila biletë e blerë për ditën tematike do të ndahen për Entin Special në Demir Kapi, që mbështetet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja Milla Carovska.
Në kuadër të ditës tematike janë planifikuar një numër i madh i ligjëratave nga mjekësia, farmacia, dermatologjia, kozmetologjia, ushqimi i shëndetshëm, prindërimi, si dhe punëtori për karrierë, zhvillim personal dhe biznes-psikologji. Në këtë ngjarje do të mbahen edhe debate për stilin modern të jetës dhe transformim i gruas përmes modës .fc/