18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhja e prokurorit Abazi, akuza për mungesë transparence

  • Edhe pse ndryshimet e fundit në Ligjin për Prokurorë, të cilat mundësuan që shefi i
    Prokurorisë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të zgjidhet drejtpërdrejt nga prokurorët e vendit u proklamuan si zgjidhje përfundimtare e ndikimeve të mundshme politike në këtë proces, organizata joqeveritare, akademikë, Komisioni Antikorrupsion si dhe Ministria e Drejtësisë tani vlerësojnë që as ky model nuk është i duhuri.Akademiku Vllado Kambovski potencoi se ndoshta në të ardhmen do të duhet të bëhen ndryshime në procesin e zgjedhjes dhe shefi i kësaj prokurorie të zgjidhet me shumicë absolute të votave. Ai i rekomandoi Abazit të jetë më i ndërgjegjshëm dhe të punojë sipas ligjeve të vendit pasi sipas tij, vendin e pret një observim serioz nga institucionet ndërkombëtare.
    “Sigurisht që këto kritere duhet të zhvillohen tutje bazuar në përvojën e mirë ose të
    keqe. Sigurisht që në qoftë se kjo përvojë vlerësohet si negative do të duhet në të
    ardhmen të ri-precizohet, të vendoset të themi që të zgjidhet ai që do të merr
    shumicën absolute nga numri i përgjithshëm. Për mua për rastin konkret është e
    rëndësishme që ky person që është zgjedhur, në mënyrë të ligjshme dhe të
    ndërgjegjshme ta kryejë punën e tij për shkak se të gjitha institucionet në të
    ardhmen do të jenë seriozisht të observuara se a e kryejnë funksionin e tyre në
    mënyrë të ligjshme apo jo”, deklaroi Vllado Kambovski, akademik.
    Grupi Blueprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në drejtësi ka reaguar për
    transparencë të ulët si dhe lëshime gjatë zgjedhjes së Abazit në krye të kësaj prokurorie, kjo për shkak se ky i fundit nuk kishte program zgjedhor ndërkaq publikut nuk iu mundësua të shohë biografitë e asnjërit prej kandidatëve.
    “Procesi i zgjedhjes nuk ishte mjaftueshëm transparent, për të gjithë kandidatët
    mungonin të dhëna për karrierën e tyre profesionale. Publiku, veçanërisht ai
    profesionist, nuk kishin mundësi të njoftohen me propozim programet e
    kandidatëve që do ta bënte procesin më të besueshëm, si dhe do të ndikonte në
    rritjen e besueshmërinë në këtë institucion. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në
    qoftë se merret parasysh se bëhet fjalë për prokurorë i cili do të udhëheq me
    Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, veprimet e të
    cilit janë në interes të madh për qytetarët”, thonë nga Grupi Blueprint për reforma
    në drejtësi.
    Edhe nga Ministria e Drejtësisë ditë më parë folën për ndryshime të mundshme në
    procesin e zgjedhjes së shefit të kësaj prokurorie pasi që sipas tyre, ky model ka
    shpërfaqur mangësi dhe është e nevojshme të vendosen kritere shtesë.TV KOHA

Të fundit