28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhje sa më parë, nëse situata me epideminë e lejon këtë, porositi Shekerinska

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot porositi se zgjedhje do të organizohen sa më parë, nëse situata me epideminë e koronavirusit e lejon këtë. Ministrja e Mbrojtjes, e cila sot ishte për vizitë në Negotinë dhe ka kryer kontroll në rikonstruimin e aksit rrugorë Krivollak-Pepelishte, theksoi se shëndeti është para së gjithash, ndërsa pjesa tjetër janë interesa politike.

“Nëse na e jep epidemia si shans, sa më parë të organizojmë zgjedhje, u përgjigj Shekerinska, në pyetje të gazetarëve rreth takimit të liderëve dhe datës për zgjedhje. Në takimin e liderëve nuk duhet të licitohet me data, por duhet të sillen vendime të cilat do të jenë në favor të shtetit dhe numrit të madh të madh të qytetarëve”.

“Ne nga fillimi i epidemisë me reagim të shpejtë dhe efikas treguam se jeta dhe shëndeti nuk kanë çmim. Dhe prandaj ishim një prej shteteve të para të cilat vendosëm masa të cilat na shpëtuar nga pasqyrat të cilat i shohim në Itali ose në Spanjë ose në disa shtete tjera. Nuk ishim të verbër para rrezikut dhe nuk kemi bërë politikë edhe pse edhe atëherë zgjedhjet ishin të caktuara. Treguam se shëndeti me të vërtetë është para së gjithash. mbajmë llogari se shteti sot funksionon për fat të keq pa Kuvend. Edhe ne si Qeveri treguam kapacitet demokratik se nuk dua ta keqpërdorim këtë situatë që të kemi të drejta të pakufizuara dhe të mos kemi kontroll. Prandaj konsiderojmë se në momentin e parë kur këtë do të na e lejojë epidemia, duhet ta shfrytëzojmë shansin. Nëse këtë na e jep si shans epidemia, sa më parë të organizojmë zgjedhje. E tërë pjesa tjetër do të ishte vetëm interesa politike. Edhe unë prej, aplikoj dhe kërkoj edhe partitë tjera politike të udhëhiqen nga këto parime”, theksoi ministrja. fb/

Të fundit