Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se asnjë nga partitë nuk ka kapacitet për të zbatuar programin më të mirë ekonomik. Kjo tregon që qytetarët nuk i besojnë asnjërës parti politike që mund ta përmirësojë në mënyrë të drejtpërdrejt gjendjen e rënduar ekonomike. Anketa e “Market vision” është realizuar gjatë muajit shtator, ndërkaq rezultatet janë publikuar ditën e djeshme. Mbi dy të tretat ose 69,7% e të anketuarve nuk i besojnë asnjë lideri të partisë politike në skenën politike vendore. Ndërsa nga ata që janë deklaruar, 12,3% besojnë te Hristijan Mickoski, 3,5% te Dimitar Kovaçevski, 3,1% te Dimitar Apasiev dhe 3,7% te Ali Ahmeti. Ajo që vërhet dukshëm nga këto rezultatet është fakti që nga anketat tjera të realizuar Kovaçevski ka gëzuar besim më të lartë te qytetarët, që tani në shtator ka pësuar një rënie drastike. Ndërkaq, kreu i VMRO-së, Hristijan Mickovski ka një rritje jo aq të lartë por të lehtë. Çfarë do të thotë? Në realitet anketat janë pasqyra reale ajo se çfarë mendojnë qytetarët dhe si qëndrojnë në terren partitë politike. Mbase nga të gjitha partitë politike gojën plotë guxim që i bëjnë thirrje njëra tjetrës se janë të gatshëm për zgjedhje, por jo të gjitha qëndrojnë mirë në terren. Madje, shpesh disa parti politike nxjerrin edhe rezultate fallco të pavërteta të anketave të ndryshme për të manipuluar publikun. Rezultatet e kësaj ankete flasin qartazi që qytetarët janë të pakënaqur nga kjo qeverisje, prandaj shpresat i kanë te partitë politike që janë në opozitë, shkruan Zhurnal.
Anketa “Market vision” tregon për realitetin e partive dhe liderëve në terren –
Mbi dy të tretat ose 69,7% e të anketuarve nuk i besojnë asnjë lideri të partisë politike në skenën politike vendore. Kjo flet qartazi se qytetarët kanë “larë” duart nga ky lidership aktual politik, mbase kanë shpresuar shumë dhe tani shpresa është kthyer në dëshpërim. Nga ana tjetër gjithë këta liderë shumë lehtë e shumë shpesh flasin në emër të të gjithë qytetarëve pa kurrfarë hezitimi. Ndërsa nga ata që janë deklaruar, 12,3% besojnë te Hristijan Mickovski, 3,5% te Dimitar Kovaçevski, 3,7% te Ali Ahmeti dhe 3,1% te Dimitar Apasiev.
Krahasuar me rezultatet e anketës në qershor dhe shkurt të këtij viti, ka një rritje prej 12 për qind të përqindjes së të anketuarve që nuk i besojnë asnjë lideri partie, një rritje e lehtë e besimit te Hristijan Mickovski për 1% dhe një rënie e ndjeshme e besimit tek Dimitar Kovacevski nga 8,2% në shkurt në 3,5% në shtator 2023. Kjo është shenjë pakënaqësie që kanë shprehur qytetarët kundrejt kryeministrit të vendit.
Një e katërta e të anketuarve deklaruan se në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për partinë politike VMRO-DPMNE (25.1%), e ndjekur nga BDI me 9.7%, LSDM me 9.5% dhe Levica me 7.1%. Kjo është shqetësuese për vendin, pasi vërehet një rritje e dukshme e besimit të qytetarëve për “të majtën” parti nacionaliste, anti-shqiptare dhe anti-evropiane.
Ndryshimi më i madh i besimit të votuesve është te partia LSDM, ku përqindja e të anketuarve që kanë deklaruar se do të votojnë për këtë parti ka rënë nga 12.4% në shkurt në 9.5% në shtator 2023. Dhe, dita ditës sikurse në liderin e kësaj partie ngjashëm edhe për partinë në tërësi besimi po bie pasi duket se qytetarët nuk po i besojnë më atij konceptit “shoqëri për të gjithë” sepse një gjë e tillë nuk po shihet askund në terren.
Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se asnjë nga partitë nuk ka kapacitet për të zbatuar programin më të mirë ekonomik. Megjithatë, shumica e qytetarëve kanë besim se VMRO-DPMNE mund ta bëjë këtë. E kjo është edhe përgjigja më e qartë që qytetarët e japin për secilën parti politike, që nuk munden më të manipulojnë, “gënjejnë”, e të “hipnotizojnë” qytetarët, paaftësia e tyre për të përmirësuar jetën e qytetarëve është vërejtur pasi është rritur vetëdija e qytetarëve.
Më shumë se gjysma ose 52.2% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Krahasuar me përgjigjet e të anketuarve nga anketat e qershorit dhe shkurtit 2023, vërehet një trend i uljes së numrit të të anketuarve që deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo rritje e numrit të qytetarëve që do të marrin pjesë në zgjedhje mund të shihet si shpresë për partitë opozitare dhe “frikë” për partitë në pushtet pasi të njëjtat mund të ndëshkohen nga qytetarët.
Anketa është kryer nga data 18 deri më 25 shtator 2023 duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me ndihmën e kompjuterit në një listë prej 1200 të anketuarve me një interval besimi prej 95% dhe një marzh gabimi +-3%.
Viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhejeve –
Viti 2024 do të jetë vit i zgjedhjeve ku përveç zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Garë interesante, në kampin politik shqiptarë janë formuar edhe shumë subjekte të reja nga ato që ishin në zgjedhjet e fundit. Nuk qëndron gjendja më mirë as në kampin politik maqedonas, pakënaqësi të shumta në LSDM me Kovaçevskin, në VMRO janë ngjallur ethet e rikthimit të Gruevskit.
Ndërkaq, vazhdojnë të mbesin sfidë e këtij viti ndryshimet kushtetuese, pa të cilat ndërpritet rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Për të cilat ndryshime duhen numrat n ë Kuvend, që shumica aktuale deri në këto momente nuk ka arritur t’i sigurojë. Prandaj, skena politike sa shkon e bëhet më komplekse dhe interesante, e për këtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të informojë me kohë dhe në mënyrë të saktë lexuesit e saj. Numri i anketave që po realizohen në terren është rritur dukshëm, pasi partitë kanë nevojë të dinë se si qëndrojnë në terren. /Zhurnal.mk