16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ZGJEDHJET LOKALE/ I mundshëm koalicioni LSDM-BDI, shqiptar mund të jetë kandidati për Shkupin!

Ndonëse zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë, partitë politike kanë filluar që tani ti bëjnë kalkulimet e tyre për koalicione të mundëshme dhe për performancë më të mirë në to. Në koluare të gazetarisë flitet për një koalicion të mundëshëm mes LSDM-së dhe BDI-së që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të tetorit, dhe se si kuror e këtij koalicioni do të jetë kandidati i BDI-së për qytetin e Shkupit.

Në intervistë për emisionin “X-Y” që transmetohet në Zhurnal, nënkryetari I LSDM-së, Muhamed Zekiri mohojë të ketë një marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicion në zgjedhjet lokale, por nuk përjashtojë mundësinë e bisedimeve për arritjen e të njëjtit. Duke folur për kanidatin e Qytetit të Shkupit, ai tha se LSDM nuk bënë “asgjë kurban”, por do të bisedohet nëse bisedohet dhe do të shihen mundësitë për arritjen e një koalicioni për zgjedhjet lokale të tetorit. Por, a është i mundëshëm një koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së që në raundin e parë? A mund koalicioni i mundëshëm LSDM-BDI të ketë kandidatë shqiptar për qytetin e Shkupit?


Analisti Zudi Xhelili thotë se LSDM-ja e ka kuptuar se pa votat e partive shqiptare e ka vështirë të marrë apo të mbaj pushtet. “Në disa cikla zgjedhore koalicionet me partitë shqiptare e kanë shpëtur nga dështimi. Mendoj koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale është shumë i mundshëm, ndoshta edhe e vetëmja shans për të fituar në disa komuna. Bashkpunimi i BDI -së me partitë maqedonase ka qenë i madh në të gjitja zgjedhjet lokale, kanë ndimuar njëri tjetrin pa rezerva vetëm e vetëm të mbajnë pushtetin. Nuk besoj që BDI do të kushtëzoj për diçka, nuk kanë pozita të forta as në këtë qeverisje për të kushtëzuar. Nuk besoj se do të kërkojnë kandidatë shqiptar për qytetin e shkupit, përkundrazi marrëveshja dy apo tre palshe mes tyre do të jetë e bazuar në mbijetesën politike të tyre, jo në dobi të qytetarëve apo në dobi të shqiptarëve”, deklaroi për Zhurnal, Xhelili.

Në anën tjetër, analisti Naim Sinani vlerëson se në zgjedhjet lokale është i mundur koalicioni LSDM-BDI, pasi në këtë mënyrë partitë në pushtet do ti ndihmonin njëra tjetrës në shumë komuna. “Përshembull në komunat e Shkupit, Butel, e Gazibabë LSDM nuk mund të fitojë pa votat shqiptare. Ndërsa BDI pa përkrahjen e LSDM-së e ka të vështirë garën për Çairi, por edhe për Tetovën, Gostivarin e Strugën. Nëse e kthejmë kujtesën në Çair, Tetovë dhe Strugë, BDI fitoi falë mbështetjes së LSDM-së. Megjithate nëse vjen deri te koalicioni para zgjedhor LSDM do të i insistojë që ta ketë kandidatin për kryetarë të Shkupit dhe Haraçinës. Për dallim nga Haraçina ku LSDM garon me kandidat shqiptar, për Shkupin nuk ka gjasa që kjo parti të nominojë kandidat shqiptar, pasi për dallim nga shqiptarët që votojnë për kandidat maqedonas, anëtarët maqedonas të LSDM-së nuk do të votonin një kandidat shqiptar. Në zgjedhjet lokale është i mundur koalicioni LSDM-BDI, pasi në këtë mënyrë partitë në pushtet do ti ndihmonin njëra tjetrës në shumë komuna”, deklaroi për Zhurnal, Sinani.

Ndryshe, duke i’u referuar një koalicioni të mundshëm mes LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet lokale që në raundin e parë, është shpekuluar se kanidat kompromisi shqiptar për qytetin e Shkupit mund të jetë Izet Mexhiti ose Imer Selmani. Megjithatë edhe nga BDI edhe nga LSDM për Zhurnal kanë deklaruar se deri më tani nuk ka asgjë konkrete, por se janë të hapurë për të biseduar. (Zhurnal.mk)

Të fundit